LAJMI I FUNDIT:

Thimonier: Të gjitha partitë duhet të pajtohen për takimin eventual në Paris

Thimonier: Të gjitha partitë duhet të pajtohen për takimin eventual në Paris

“Takim eventual i partive politike të Maqedonisë në vilën “Zhan Mone” në Paris duhet të jetë rezultat i gatishmërisë së tyre që të gjithë të marrin pjesë dhe të punojnë së bashku që ta përshkojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian. Nëse nuk mund të arrijnë marrëveshje, do të shtrohet pyetja se cili do të jetë vendi i Maqedonisë në Union”, konsideron ambasadori francez në Maqedoni, Christian Timonie.

Ai më tej shtoi se duhet para se gjithash partitë duhet të jenë dakord që të vijnë së bashku në vilën në Paris, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duhet para se gjithash të gjithë të jenë dakord që të vijnë së bashku në vilën në Paris dhe në njëfarë mënyre ky është parakusht. Unë mësova se ka marrëveshje parimore që në njëfarë mënyre janë arritur. Megjithatë, nëse marrëveshja mes partive nuk mund të bëhet në Maqedoni, atëherë mund të takohen në Paris. Për ne, para se gjithash, kjo është punë e partive të Maqedonisë, ndërsa ne do të jemi vetëm nikoqir qëllim-mirë”, deklaroi Timonie, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me idenë që politikanë të Maqedonisë të bisedojnë në vilën Zhan Mone në Paris, si dhe për qëndrimin e OBRM-PDUKM-së se problemet në Maqedoni duhet të zgjidhen në institucionet e Maqedonisë.


Në çdo rast, shton Timonier partitë duhet të mënyrë plotësisht konkrete të gjejnë mundësi që të punojnë së bashku me qëllim që ta përshkojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Nëse partitë e Maqedonisë nuk arrijnë të gjejnë mënyrë që të punojnë së bashku, mund të pyetemi se cili do të jetë vendi i Evropës në Maqedoni”, deklaroi Timonie, i cili paradite në Manastir merr pjesë në Ditën shkencore kushtuar Luftës së Parë Botërore, me temë “Shoqëritë ballkanike në Luftën e Parë Botërore”, në të cilin marrin pjesë ekspertë nga Franca, Rumania, Shqipëria, Serbia dhe nga Maqedonia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori