LAJMI I FUNDIT:

Dy muaj afat për ratifikimin e Demarkacionit

Dy muaj afat për ratifikimin e Demarkacionit

Institucioneve të Kosovës u kanë mbetur më pak se dy muaj që të ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nëse synojnë të ecin përpara me procesin e liberalizimit të vizave. Ky mesazh, përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës u është transmetuar javëve të fundit si nga ana e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, ashtu edhe nga zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili qëndroi para pak ditësh në Prishtinë.

Marrë parasysh se në Bruksel pritet që fokusi të orientohet kah zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, vonesat e reja në Prishtinë rreth ratifikimit të Demarkacionit, besohet se do të reflektonin në zvarritje të reja në procesin e liberalizimit të vizave.

Për urgjencën e përmbylljes së çështjes së Demarkacionit ka folur vetë ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, e cila kohë më parë ka qëndruar në Bruksel. Ajo ka pranuar se zyrtarët e BE-së janë të interesuar që kjo çështje të mbyllet pa vonesa të reja.


““Një kërkesë ka qenë që të procedohet sa më shpejt, ngase më pastaj fillojnë zgjedhjet në Parlamentin Evropian”, ka thënë ajo.

Nisma e kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës që Komisioni i ri shtetëror për shënjimin e kufirit t’i bëjë matjet e reja, për siç thuhet, korrigjimin e versionit aktual të Marrëveshjes me Malin e Zi, nuk po mirëpritet nga Bashkimi Evropian. Edhe Qeveria e Malit të Zi është deklaruar se demarkacioni i kufirit me Kosovën është çështje e mbyllur.

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, thotë se Kosova në mënyrë të njëanshme nuk mund të ndryshojë asgjë në këtë Marrëveshje. Andaj, shprehet se institucioneve u mbetet që ta ratifikojnë apo anulojnë këtë Marrëveshje.

Vonesat e reja me ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit do ta komplikonin edhe me shumë gjithë procesin, vlerëson deputeti Ilir Deda nga Alternativa. Ai thotë se qytetarët e Kosovës duhet ta dinë që Bashkimi Evropian shumë shpejt hyn në procesin e zgjedhjeve dhe kjo nënkupton se për më pak se dy muaj, Kosova mund ta humbasë hapin. Deda thotë se ‘Kosova ka para vetes trenin e fundit për mundësinë e liberalizimit të vizave’.

“Nëse e marrim parasysh që viti 2018 është viti i fundit i mandatit të Komisionit Evropian dhe kësaj përbërje të Parlamentit Evropian, ndërsa më 2019 mbahen zgjedhjet e reja për Parlamentin Evropian, dhe duke e marrë parasysh kontekstin e brendshëm të shteteve anëtare të BE-së, pastaj vështirë se do të ketë vullnet që të procedohet me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thekson Deda.

Sipas tij, kjo nënkupton që Kosova duhet t’i japë epilog çështjes së demarkacionit sa më shpejt, në mënyrë që të futet në agjendën e takimit të ardhshëm të Këshillit të BE-së që mbahet në qershor të vitit 2018.

“Nëse ne e përmbyllim më së largu në janar çështjen e Demarkacionit, pra mund të presim që Këshilli i BE-së të marrë vendim për heqjen e vizave në qershor të vitit të ardhshëm”.

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit në gusht të vitit 2015, në Vjenë. Kjo Marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës. Në Prishtinë, ka pikëpamje të ndryshme rreth kësaj Marrëveshje, e cila më zëshëm është kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht partia e kryeministrit aktual të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian u ka bërë të qartë institucioneve të Kosovës se ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi mbetet kusht për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori