Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij në mbështetje të versionit origjinal të marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, të nënshkruar në vitin 2015.
Hoxhaj, në një intervistë dhënë sot, ka thënë se nuk është detyrë e komisionit të merret me opinionin publik dhe të reagojë për cdo situatë, por ka treguar që presin një raport të plotë nga ky komision për të diskutuar më pas sipas të vërtetave dhe fakteve.
Hoxhaj tha se marrëveshja për kufirin e vitit 2015 paraqet gjendjen reale të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Ai ka përkujtuar se edhe në rastin e përcaktimit të vijës kufitare në mes të Sllovenisë dhe Kroacisë, Gjykata e Arbitrazhit ka nxjerrë verdiktin final duke u bazuar në parimet kadastrale, parime këto që Hoxhaj thotë se janë përdorur edhe në shënimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.
“Marrëveshja e nënshkruar në mes të Kosovës dhe Malit të Zi e pasqyron gjendjen reale të kufirit në mes të Kosovës dhe këtij shteti fqinj. Për rrethanat aktuale, duhet përkujtuar se edhe në rastin e përcaktimit të vijës kufitare mes Sllovenisë dhe Kroacisë, Gjykata e Arbitrazhit ka nxjerr verdiktin final duke u bazuar në parimet kadastrale, parime këto që janë përdorur në shënimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi. Prandaj, pres një raport i cili sa i takon metodës dhe fakteve do ta përshkruajë gjendjen reale”, deklaroi Hoxhaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj