LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Kongresi amerikan të respektojë marrëveshjen bërthamore me Iranin

Mogherini: Kongresi amerikan të respektojë marrëveshjen bërthamore me Iranin

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini i kërkoi sot Kongresit amerikan, të respektojë marrëveshjen bërthamore të Iranin, e në vënë pikëpyetje nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan refuzoi më 13 tetor të certifikonte këtë marrëveshje historike të arritur në vitin 2015, pa e dënuar zyrtarisht. Kjo procedurë e dërgon topin në fushën e Kongresit, ftuar për të ashpërsuar tekstin nga Donald Trump, i cili kërcënon me një tërheqje të pastër dhe të thjeshtë të SHBA-ve, nëse nuk përmbushen kërkesat e tij.

Parlamentarët amerikanë kanë bërë të ditur se po përgatisin një projektligj me linja ende të paqarta.


“Ajo që u thashë njerëzve në Capitole Hill është që SHBA-të duhet të respektojë marrëveshjen dhe kam marrë garanci nga ana e tyre, nga disa aktorë se është pikërisht ky qëllimi për të cilin po punojnë”, theksoi Federica Mogherini pas takimeve me përfaqësuesit e Kongresit në Uashington.

“Kam marrë udhëzime të qarta se qëllimi është të sigurohemi që SHBA-të të vazhdojnë të respektojë marrëveshjen”, nënvizoi ajo në një konferencë shtypi.

E dërguara e Bashkimit Evropian nuk ka komentuar përmbajtjen e projektligjit që po përgatitet, që ngjan sipas disa vëzhguesve me një rinegocim të njëanshëm dhe me një shkelje të marrëveshjes së nënshkruar nga Teherani me fuqitë e mëdha (SHBA, Kinë, Rusi, Francë, Britani e Madhe dhe Gjermani).

“Rinegocimi nuk është një mundësi, as një pjesë e marrëveshjes. Ky është një moment delikat, puna po vazhdon dhe ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në debatet e brendshme politike të SHBA-ve”, shtoi ajo.

“Por ne jemi të gatshëm të diskutojmë për përmbajtjen dhe Bashkimi Evropian është i gatshëm të shoqërojë ligjvënësit amerikanë, për të gjetur zgjidhje të përshtatshme me respektimin e marrëveshjes”, nënvizoi Mogherini.

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

Botë
Kalo në kategori