LAJMI I FUNDIT:

PSG ia ofron disa futbollistë Chelseat

PSG ia ofron disa futbollistë Chelseat

Gjiganti francez, Paris Saint-Germain po ofrojnë disa lojtarë tek Chelsea përpara hapjes së tregut të afatit kalimtar të janarit.

PSG ka mbingarkesë në disa reparte të fushës, pas transferimeve me bollëk në sezonet e fundit.

Kështu, sipas mediave franceze, kampioni aktual i Ligue 1 dëshiron të largoj disa futbollistë dhe të shkurtoj numrin e futbollistëve shkaku shpenzimeve.


PSG përgatiti 'fshesën', gati katër largime të mëdha nga klubi
Lexo po ashtu PSG përgatiti 'fshesën', gati katër largime të mëdha nga klubi

Sipas mediumit Le 10 Sport, PSG dëshiron të shesë disa lojtarë te Chelsea dhe thuhet se kanë vendosur tashmë disa bisedime.

Lucas Moura dhe Pastore janë në listën e largimeve të PSG-së

Gjigantët francezë duhet të shesin për të kënaqur ligjet financiare të UEFA-s për shkak të “Fair Play Financiar”.

Mesfushori argjentinas, Javier Pastore është përmendur si emër, megjithatë propozimi i parë konkret është për anësorin brazilian, Lucas Moura.

Mbappe thyen rekordin 40-vjeçar në Ligue 1 (Foto)
Lexo po ashtu Mbappe thyen rekordin 40-vjeçar në Ligue 1 (Foto)

PSG i ka ofruar Bluve të Londrës këmbëshpejtin brazilian dhe kampioni aktual i Ligës Premier e kanë lënë derën e hapur për negociata.

Lucas Moura është i afërt me yllin e PSG-së, Neymar, edhe pse e ka gjetur veten të lënë anash këtë sezon pas ardhjes së Kylian Mbappe dhe largimi i tij mund të jetë i mundshëm gjatë dimrit. /Telegrafi/