Misioni i Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, po refuzon ta marrë përsipër hetimin e dyshimeve për falsifikim të dosjes së provimit të jurisprudencës të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Një zëdhënëse e EULEX-it konfirmoi për KALLXO.com se prokurorët e EULEX-it nuk do ta trajtojnë këtë rast, sado që kjo mundësi u është ofruar nga vendorët.
Tash e dy javë, Lumezi është nën presion të opinionit për të dhënë sqarime rreth dyshimeve që janë ngritur për provimin e tij të jurisprudencës, të vitit 1991.
Kjo çështje është trajtuar sot edhe në takimin e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.
“Është e rëndësishme që supozimet t’i lënë hapësirë fakteve konkrete dhe që ky proces verifikimi të përfundoj sa më parë në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe të ruhet kredibiliteti i institucioneve tona”, thuhet në postimin e Tahirit në Facebook pas këtij takimi.
Por zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Solomon, tha se EULEX, në këtë rast, do të veprojë vetëm si monitorues.
“Akuzat do të trajtohen nga autoritetet kompetente të prokurorisë së Kosovës. Prokurorët e EULEX-it kanë pranuar dhe shqyrtuar kërkesën e Lumezit. Misioni do të monitorojë rastin. Shefi i Misionit të EULEX-it e shprehu këtë qëndrim sot gjatë një vizite të rregullt me Ministrin e Drejtësisë të Kosovës, Abelard Tahiri”, tha Nikoliq- Solomon.
Sipas saj, prokurorët e EULEX-it në përputhje me mandatin aktual nuk marrin raste të reja “përveç atyre që janë në rrethana të jashtëzakonshme”.
Disa ditë më parë, ishte Enver Hasani, ai që deklaroi se Aleksandër Lumezi ka falsifikuar provimin e jurisprudencës, para se kjo çështje të marrë jehonë në media.
Kryeprokurori Aleksandër Lumezi ende nuk është deklaruar saktësisht në lidhje me këto akuza ndërsa ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj Enver Hasanit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë