Nga kjo e hënë nisi zyrtarisht reforma e ujit. Abonentët familjarë apo bizneset kanë 90 ditë kohë afat për të rregulluar raportin me ujësjellësit, duke këputur lidhjet e paligjshme dhe duke shlyer borxhet e prapambetura.
Por kjo është vetëm faza e parë e operacionit kombëtar. “U japim kohë konsumatorëve të vetërregullohen, në bashkëpunim me bashkinë dhe policinë e shtetit. Pastaj do fillojmë prerjen e lidhjeve të paligjshme. Por s’do ketë penalizimi për 90 ditë. Natyrisht që nga 1 shkurti 2018, të gjithë ata konsumatorë familjarë apo binzese që kane ende lidhje të paligjshme, do procedohen penalisht dhe rrezikojnë masa të rënda. Konsumatorët me detyrime të prapambetura, të marrin masa për t’i likuiduar, para se të nisë ndërpreja e shërbimit”, deklaroi Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Task Forcës.
Pjesë e aksionit do të jetë edhe pajisja e çdo abonenti me matësa në të gjithë territorin. “Duam që brenda 300 ditëve të para të qeverisjes, deri në qershor, të kemi pajisur me matësa të gjithë ata që do vetë-rregullohen. Penalizimet janë shumë të rënda, kodi penal i ka të qarta. Nga 21 tetori, operatorët kanë marrë urdhër të prerë, të mos lidhin kontratë të re nqs konsumatori ska matës. Janë 270 mijë familje apo subjekte tregtare që sot nuk përdorin matës, kjo nuk tolerohen më. Të legalizohen vetë, pa penalitete”, vijoi Kryeministri.
Të njëjtën gjë, qeveria kërkon edhe për puset, ku çdokush duhet të pajiset me autorizim për përdorim. “25 mijë puse rezultojnë të hapura në Shqipëri nga të cilat vetëm 265 kanë leje. Një barbari më vehte. Barbari 30-vjeçare braktisje detyre nga ana e shtetit. Brenda 2018 cdo konsumator që përdor apo dëshiron të përdorë ujërat nëntokësore, duhet të ketë leje autorizimi për ta përdorur”, deklaroi Rama.
Kryeministri Rama pati një paralajmërim për drejtuesit e ujësjellësave. “Sa më shumë rezultat të kemi, aq më shumë do ju subvencionojmë dhe do ju japim mbështetje financiare për ristrukturimin. Por pastroni ndërmarrjet nga parazitët e grabitqarët që janë aty vetëm për të marrë një rrogë, nuk jemi ndërmarrje punësimi”, u shpreh ai.
Ndërsa Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka bërë të ditur planin e reformës së ujit, ku tha se nuk do të ketë më abuzime në këtë sektor.
Objektivi i parë i reformës do të jenë vetë institucionet e shtetit dhe nëpunësit e administratës publike, për të vijuar më pas me bizneset e në fund konsumatorët.
“Shoqëritë e ujësjellësve duhet të marrin masa për të gjitha faturat, kujtoj që kemi të bëjmë me tituj ekzekutiv. Objektivi i parë, respektimi i ligjit nga vetë institucionet e shtetit dhe nëpunësit e administratës publike. Ky proces disiplinimi do të nisë menjëherë”, tha Gjiknuri.
Task Force ka një thirrje publike për konsumatorët që furnizohen me ujë që të vetërregullojnë situatën dhe lidhin kontratat brenda 90 ditëve.
Njëkohësisht do të nisë prerja e lidhjeve të paligjshme pa penalizime në këtë periudhë tranzitore, për të vazhduar në shkurt me kontrollin derë më derë dhe penalizimet ligjore për çdo vjedhje të ujit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Pagesa më të lira në banka – hyrja e Shqipërisë në SEPA, vitin e parë kursehen 20 milionë euro
Restorant “Dardani” në Bogovinë, vendi ideal për ushqim, ambient dhe mikpritje fantastike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë