LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Në Bashkinë e Shkupit punon kuadro i pakualifikuar

Shilegov: Në Bashkinë e Shkupit punon kuadro i pakualifikuar

Në Bashkinë e Shkupit ka kuadro jo të kualifikuar, kemi administratë joprofesionale për atë që e punon dhe do të tentojmë që këtë në afat të mesëm ta rregullojmë, tha kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.

Ai sot deklaroi se Bashkia e Shkupit do të fillojë me punën në dy ndërrime, prej orës 7:30 deri 19:30 dhe do të ketë dy pauza gjatë punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu Shilegov njoftoi se në komunë do të zbatohet sistemi i një sporteli, me qëllim që sipas tij, shërbimet të jenë transparente dhe të thjeshta.


Ndërsa sa i përket ndotjes së ajrit, Shilegov tha se pas 15 nëntorit do të ketë plan që do ta zbatojë Bashkia e Shkupit për këtë sezon./Telegrafi/