LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi-Minxhozi diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e arsimit

Bytyqi-Minxhozi diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e arsimit

Arsimi është fusha më e rëndësishme e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, ku të dy ministritë kanë angazhuar grupe të përbashkëta punuese, sidomos në arsimin parauniversitar.

Kështu tha ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, gjatë një takimi me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e të dyja vendeve në sektorin e arsimit.

Ministri Bytyqi po ashtu theksoi se rëndësi e veçantë do t’i kushtohet zbatimit të marrëveshjeve që të dy ministritë kanë në fushën e arsimit të lartë.


Ambasadori Minxhozi nga ana e tij tha, se bashkëpunimi i ndërsjellë do të mund të konkretizohet përmes punëve të përbashkëta të të dy ministrive.