Gati të gjitha rajonet bujqësore në Maqedoni, pa përjashtim, po dëmtohen nga ndryshimet klimatike. Ky problem pritet të thellohet edhe më shumë në të ardhmen, andaj ekspertët kërkojnë që t’i kushtohet një kujdes më i madha masave të ndryshme për adaptimin e prodhimtarisë bujqësore ndaj ndryshimeve klimatike, shkruan gazeta KOHA.
Analizat e ndryshme tregojnë se Maqedonia në periudha të caktuara të vitit, pritet të ballafaqohet me muaj shumë të ftohtë, ndërsa nga ana tjetër do të kemi periudha shumë të ngrohta. Kjo do të shkaktojë humbjen e stinëve të vitit, ndërsa klima do të lëvizë nga e ngrohtë në të ftohtë dhe nga e thatë në të lagët, që nuk është karakteristikë e klimës kontinentale me të cilën dallohet Maqedonia.
Aktualisht, ndryshimet klimatike në Maqedoni po sjellin rendimente të përgjysmuara të pemë-perimeve, kalbjen e frutave të ndryshme, si rrjedhojë e thatësisë së madhe apo mungesës e lagështisë pikërisht në kohën kur më së shumti u nevojitet të mbjellave bujqësore. Vlerësimet tregojnë se temperaturat mesatare janë rritur me 0.2-0.5 për qind në vitet e fundit, shënohet rënie e sasive të reshurave të shiut, rritet numri i ditëve të verës dhe netëve tropikale, si dhe evidentohet paraqitja e valëve të nxehtit. Trende të tilla pritet të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.
Në ndërkohë, analizat e Bankës Botërore tregojnë se bujqësia në Maqedoni ka kapacitete të ulëta adaptuese ndaj ndryshimeve të klimës. Sipas profesorit Ordan Çukaliev nga Fakulteti i Bujqësisë në Shkup, kjo nënkupton se fermeri ynë edhe në kushtet e klimës aktuale nuk mund t’i bëjë ballë sfidës të shkaktuar nga ndryshimet klimatike, për shkak se tek ne edhe të korrat varen nga kushtet e motit, që e dëshmojnë edhe rendimentet ndër më të ulëtat vendore të grurit në Evropë.
“Parcelat e vogla bujqësore janë faktorë tjetër që vështirësojnë adaptimin e bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike, kështu që fermeri vendor nuk është në gjendje financiare as të adaptohet e as të informohet me kohë për këtë problematikë. Më të goditura në Maqedoni nga ky fenomen është rajoni qendror i rrjedhës së Vardarit si më i thati në rajon, ndërsa ndikime negative ka edhe në Pollog, Pellagoni apo Strumicë, ku ushqimi prodhohet në mënyrë intensive“, thotë për KOHA, Çukaliev.
Sipas tij, ndryshueshmëria apo variabiliteti i fenomeneve ekstreme paraqesin si problemin më të madh, ndërsa njëherazi sjellin edhe pasoja të ndryshimeve klimatike.
“ Ndryshimet e mëdha të klimës në Maqedoni shumë lehtë mund të vërehen. Ndonëse deri tani ekzistonte bindje se pas 15 prill më nuk ka ngrica, megjithatë në dy vitet e fundit kishim paraqitje të ngricës në fund të muajit prill. Me fjalë të tjerë, kjo paraqet atë ndryshueshmëri që tregon edhe paraqitja e shpeshtë e vërshimeve në vitet e fundit në rajone të ndryshme të Maqedonisë”, vlerëson Çukaliev.
Gjithashtu, hulumtimet e realizuara në Maqedoni tregojnë se tek ne dhe në rajon definitivisht ndryshimet klimatike në mënyrë serioze do të limitojnë rendimentet, si rrjedhojë kryesisht e mungesës së ujit, andaj edhe kërkohet ndërmarrja e masave për zbutjen e dëmeve që shkakton ky fenomen global që nuk prek vetëm Maqedoninë, por edhe Ballkanin, Evropën dhe tërë botën.
“Ndër masat e adaptimit të fermerëve janë ato që mund t’i ndërmarrin vetë ata, siç janë mbjelljet më të hershme, me qëllim që t’i iket periudhave më të thata dhe të nxehta kur kulturat edhe dëmtohen më së shumti, si dhe vaditja apo sigurimi i sasive më të mëdha të ujit për vaditje. Nevojitet edhe mbjellja më e thellë, e kështu me radhë. Një pjesë e masave që tashmë zbatohen, janë edhe sistemi pikë për pike i vaditjes që më së shumti e përdorin kopshtarët dhe vreshtarët”, shton për KOHA, Çukaliev. Ndryshe, kursimi i ujit, përdorimi i qëndrueshëm i ujit, shfrytëzimi i mbetjeve të prodhimtarisë bujqësore për biodizel, përpunim i reduktuar i tokës si dhe përdorimi i rrjeteve mbrojtëse, këto janë vetëm një nga masat për uljen e ndikimit të ndryshimeve klimatike që ju sugjerohen bujqve.
Agronomët vlerësojnë se adaptimi i prodhimtarisë bujqësore ndaj ndryshimeve klimatike, në radhë të parë nevojitet të orientohet ndaj rehabilitimit të sistemeve për vaditje që në vitet e fundit në Maqedoni si proces po shkon ngadalë dhe shfrytëzimin sa më efikas i ujit në bujqësi. Sugjerohet edhe konzervimi i tokës dhe ujit për të parandaluar erozionin si dhe parandalimin e tepricës së kripërave në truall si rrjedhojë e vaditjes së tepërt. Kërkohet edhe një seleksionim më i kujdesshëm i llojeve që do të jenë më toleruese ndaj thatësisë dhe stresit që shkakton vapa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Tripunovski: 80 kantina të verërave nga Maqedonia, promovohen në panairin e Ballkanit të Hapur në Serbi
Kur do të vendosë Themelorja për gjykimin e terroristëve në rastin e sulmit në Banjskë?
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë