LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Kosovës i duhet administratë efikase, jo e politizuar

Hoxha: Kosovës i duhet administratë efikase, jo e politizuar

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka theksuar se ministria që ajo e drejton po punon ngushtë me Ministrinë e Administratës Publike për të zbatuar reformat e nevojshme.

Ajo këto komente i bëri në takimin ndërministror, dedikuar reformës së administratës publike.

“MSA-ja, pos aspekteve politike dhe ekonomike, parasheh edhe kapitullin e përfarimit të legjislacionit dhe politikat e bashkëpunimit. Po punojmë ngushtë me Ministrinë e Administratës Publike për të implementuar reformat e nevojshme”, tha Hoxha.


Ajo ka vënë në dukje se Kosovës i duhet administratë efikase, pa nepotizëm, e pa politizuar, transparente dhe me llogaridhënie.

“Reformën e administratën publike do ta bëjmë sipas standardeve evropiane. Zhvillimi profesional i administratës publike dhe vlerësimi i performancës së saj duan përkushtim”, shtoi Hoxha.