LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Partitë politike, duhet të mësohen të bëjnë politikë shtetërore (Video)

Haliti: Partitë politike, duhet të mësohen të bëjnë politikë shtetërore (Video)

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, duke folur për Listën Serbe, ka thënë se shpesh po harrohet se kjo parti është betuar në Kuvendin që e ka shpallur pavarësinë e Kosovës.

Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka theksuar se kjo listë, pavarësisht mbështetjes që mund t’i vijë nga një krah ose një tjetër, ata, në këtë garë, i kanë fituar votat në konkurrencë me partitë tjera serbe.

“Shpresoj që politika serbe do ta kuptoj drejtë dhe ta ndihmoj pozicionimin e serbëve Kosovë, duke u bazuar në pretendimin e të dyja vendeve, për të qenë pjesë e Evropës”, ka shtuar Haliti.


Ai ka folur edhe për koordinimin e partive politike në Kosovë, që në disa çështje të ketë konsensus të plotë, të cilat kanë të bëjnë më interesin e përgjithshëm.

“Ne jemi në një proces ku po zhvillohen politikave globale. Nëse ne ne bazë të nje mentaliteti nacionalist dëshirë t’i arrijmë synimet tona, do të jetë shumë e vështirë. Por, mendoj se duhet të bëjmë politikë shtetërore – ku do të ballafaqohen argumentet dhe mundësitë tona për tema të ndryshme. Duhet ta them se politika shtetërore nuk është politikë e opinionistëve”, ka shtuar Haliti./Telegrafi/