Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se deri në fund të vitit 2018 Kosova do të aplikojë për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian (BE), në mënyrë që të marrë statusin e kandidatit deri në vitin 2020.
Sipas saj, edhe pse kjo duket ambicioze me një vullnet dhe konsensus nacional mund ta kthejnë Kosovën në një vend potencial për integrim në BE.
“Plani i qeverisë përkatësisht objektivat e integrimit evropian janë dhe e kemi bërë shumë të qartë në këtë plan të qeverisë sa i përket integrimeve evropiane është që ne të kandidojmë për statusin e kandidatit deri në fund të vitit 2018 dhe ta marrim statusin e vendit kandidat deri në 2020, sidoqoftë edhe pse kjo është ambicioze unë mendoj se në qoftë se kemi të gjithë vullnet politik, përkushtim të ministrive, të institucioneve, popullatën tonë, vendin tonë të vogël mund ta kthejmë në potencial”, tha Hoxha.
Në një intervistë për Ekonomia Online, ministrja Hoxha ka thënë se për të ndodhur kjo Kosova duhet të arrij progres në procesin e ERA-s dhe implementim të MSA-së.
“Ne nuk mund të kandidojmë për statusin e kandidatit nëse nuk arrijmë progres në procesin e ERA-s, nëse nuk arrijmë progres në implementimin e marrëveshjes së MSA-së, pra të dyja këto procese ne duhet ti shfrytëzojmë në funksion të progresit tonë të gjithëmbarshëm dhe të reformave të ndërmarra në funksion të aplikimit të vendit për statusin e kandidatit, nuk mundemi të aplikojmë nëse nuk prodhojmë rezultate, nëse nuk e ndërtojmë momentumin që Kosova është gati dhe edhe me punë ta dëshmojmë se ne me të vërtetë jemi të përkushtuar”.
E para e integrimeve, ka thënë se vendi ka dëshmuar se e ka konsensus nacional për integrimet evropiane duke përmendur edhe rolin që ka opozita në këtë proces.
“Këtë do ta bëjmë në koordinim të ngushtë me institucionet Bashkimin Evropian, dhe gjithashtu me spektrin politik brenda Kosovës dhe vendeve kyçe vendimmarrëse në Bashkimin Evropian, pra duhet të bëhet një koordinim i plotë. Këtu dua të theksoj rëndësinë e konsensusit nacional dhe përkrahjen e të gjitha partive politike qoftë në parlament kur janë reformat të votohen Ligje të ndryshme, plotësim ndryshimi i legjislacionit, përafrimi i legjislacionet me atë të BE që është një ndër kriteret kyçe na nevojitet ky konsensus. E kemi fatin u dëshmua me ratifikimin e marrëveshjes IPA javë më parë në parlament, u demonstrua se fatmirësisht ky konsensus nacional për integrimin evropian ende vazhdon sepse marrëveshja u votua nga të gjithë deputetët për çka edhe i falënderoj”, tha ajo.
Hoxha ka folur edhe për idenë e formimit të një Zonë Ekonomike Ballkanike e cila ka qenë e përkrahur edhe nga vet komisionari Johanes Hahn për të cilën tha se në iniciativa të tilla prioritet institucionet duhet të shohin interesin e komunitetit të biznesit në vend.
Por sipas ministres, kjo nuk duhet të shihet si zëvendësim i integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor.
“Për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe Bosnja prodhuesit tanë, kompanitë tona nuk po kanë qasje të lirë në tregun e rajonit dhe shumë shpesh mallrave tona kanë pritur me ditë nëpër kufij derisa i kemi zhbllokuar dhe unë e shoh këtë jo si zëvendësim të Bashkimit Evropian, jo si zëvendësim të procesit të integrimit evropian, por si diçka që ndërkohë ju lehtëson të gjitha vendeve që të ecin përpara në zhvillimin ekonomik”.
“Pra duhet të shihet si diçka pozitive, por gjithashtu këtë porosi e kam bartur edhe në forumet tjera ku kemi pasur takime që nuk duhet të shihet si zëvendësim i integrimit evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ne duhet t’i shikojmë mënyrat se si t’i promovojmë bizneset tona sa më shumë, si shtet duhet gjithmonë të kujdesemi që ta promovojmë interesin tonë, interesi ynë nacional është që kompanitë tona të kenë aftësinë konkurruese. Se si ta bëjmë këtë kuptohet se institucionet duhet të shikojmë qoftë me politika mbështetëse, qoftë edhe me BE, por duhet marr hapa konkret që t’i përgatisim edhe kompanitë tona”, theksoi ajo. /EO/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë