LAJMI I FUNDIT:

Konsultime ndërmjet përfaqësuesve të Qeverisë dhe sektorit civil për reformat e Planit 3-6-9

Konsultime ndërmjet përfaqësuesve të Qeverisë dhe sektorit civil për reformat e Planit 3-6-9

Grupet e punës të përbëra nga përfaqësues të ministrive, të cilat janë pjesë e ad-hok grupit për zbatimin e Planit 3-6-9 dhe përfaqësues të organizatave qytetare, sot mbajtën takime konsultative me qëllim që të shprehen mendime dhe qëndrime për masat që i ndërmerr Qeveria gjatë gjashtë dhe nëntë muajve të ardhshëm, si pjesë e reformave të parapara sipas planit, qëllimi i të cilit është rifillimi i procesit të euro-integrimeve të Maqedonisë.

Pjesëmarrësit e katër grupeve të përfshira në “Nisma për ndryshime urgjente demokratike” shkëmbyen mendime, propozime dhe ide në temat: sundimi i ligjit(gjyqësia, lufta kundër korrupsionit, reforma e shërbimeve për kundërzbulim), reformat në administratën publike, zgjedhjet, Kuvendi dhe trupat e pavarur regullatorë, si dhe për mediat dhe sektorin civil, që janë të përfshira në raportin e grupit të ekspertëve të Priebes.

Në këto konsultime të grupit të punës, përfaqësuesit e sektorit civil shprehën përkrahjen e tyre për vazhdimin e reformave të filluara në administratën publike dhe ofruan propozime konstruktive për efikasitet të shtuar të reformave që kanë të bëjnë me regjistrin e të punësuarve në institucionet publike, me Ligjin për qasje në informata të karakterit publik, sigurim të transparencës më të madhe të të dhënave për punësimet e përkohshme dhe ide të tjera që janë të përfshira në Planin 3-6-9.


Organizatat qytetare vlerësojnë se duhen ndryshime në Kodin zgjedhor, sistematizim përkatës në KSHZ, si dhe metodologji e re për ndjekje të Listës zgjedhore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren

Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren

Lajme
Kalo në kategori