LAJMI I FUNDIT:

McAllister: Kosova të angazhohet në sundimin e ligjit dhe dialogun me Serbinë

McAllister: Kosova të angazhohet në sundimin e ligjit dhe dialogun me Serbinë

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka takuar në Strasburg, eurodeputetin David McAllister, kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme.

Në takim, Hoxha, vuri në dukje zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, si dhe të arriturat, sfidat dhe prioritetet qeveritare si procesi integrues, zbatimi i MSA-së, zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi rajonal.

Ministrja Hoxha po ashtu diskutoi me euro deputetin për procesin e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë si pjesë e agjendës euro integruese.


“Kosova është e përkushtuar që të përmbushë të gjitha obligimet që dalin nga MSA-ja por edhe obligimet tjera që garantojnë përshpejtimin e procesit integrues por edhe përfshirjen në planet e zgjerimit”, theksoi Ministrja Hoxha.

McAllister theksoi se Kosova është pjesë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe kërkoi nga Ministrja Hoxha që Kosova të fokusohet dhe të punojë me shumë në përmbushjen e obligimeve të saj në dy fusha kryesore, sundimin e ligjit dhe dialogun me Serbinë si dhe çështjet tjera që kërkohen nga BE-ja, në mënyrë që Kosova të tregoj përkushtimin dhe seriozitetin e saj karshi perspektivës evropiane.