LAJMI I FUNDIT:

Gjevgjeli, konferencë mbi sfidat e turizmit

Gjevgjeli, konferencë mbi sfidat e turizmit

Sfidat e turizmit dhe logjistikës së biznesit në shekullin e 21, është tema e një konference të mbajtur në Gjevgjeli organizuar nga Fakulteti i Turizmit dhe Logjistikës së Biznesit të Universitetit “Goce Dellçev” nga Shtipi, raporton Anadolu Agency. Fakulteti i lartpërmendur ekziston tashmë nëntë vite gjatë të cilave ka organizuar konferenca dhe seminare por kryesisht me studentë dhe profesorë nga Maqedonia.

Kjo konferencë ndërkombëtare është e para e këtij lloji, me pjesëmarrje të 16 punonjësve shkencorë të cilët kanë përgatitur tridhjetë e tre tema të cilat do të ligjërohen nga profesorë nga Maqedonia, Kosova, Turqia, Polonia, Lituania, Serbia dhe Bullgaria.

Komiteti organizues përbëhet nga përfaqësues nga 13 vende në Evropë dhe siç shpalosin, ky është vetëm fillimi që do të thotë takime të vazhdueshme dhe konferenca në të ardhmen me qëllim të zhvillimit të arsimit dhe popullarizimit të turizmit.


“Qëllimi i kësaj konference është shkëmbimi i përvojave në fushën e turizmit dhe logjistikës së biznesit si një proces bashkëkohor që ndikon në dinamikën dhe mënyrën e jetës. Nga kjo konferencë do të dalin, shpresoj, konkluzione të mira, dhe në fund do të shtypet një publikim”, theksoi  Nikola Dimitroff, dekan i Fakultetit të Turizmit në Universitetin “Goce Dellçev”.

Prof. Dr. Nazmie Erdogan nga universiteti Bashkent në Ankara është një nga pjesëmarrësit në konferencën mbi sfidat e turizmit. Ajo thotë se universiteti që ajo përfaqëson për dy vjet bashkëpunon me Universitetin “Goce Delçev”.

“Në takimin e këtij viti unë marr pjesë si një ‘folës kryesor’. Shpresoj që takimi të jetë i frytshëm nga aspekti i Universitetit ‘Goce Dellçev’ dhe nga aspekti i turizmit në Maqedoni. Gjithashtu, mendoj se takimi është shumë i rëndësishëm edhe në drejtim të zhvillimit të një kuptueshmërie të turizmit ekologjikisht të ndjeshëm. Për shembull, tema ime përfshin programe të tilla siç janë qëndrueshmëria e turizmit dhe ‘Ecolabel’ në hotele. Shpresoj që pas këtij takimi, Universiteti ‘Bashkent’ dhe Universiteti ‘Goce Dellçev’ do të vazhdojnë punën e tyre në kuadrin e një bashkëpunimi më të fortë”, tha ajo.

Turizmi dhe logjistika e biznesit do të duhet të avancohen nga shkaku se rajoni ka pasuri të shumta natyrore të cilat do të duhet të shfrytëzohen, ishte një nga konstatimet e konferencës e cila nesër përfundon punimet.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Kalo në kategori