LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Sistem bashkëkohor për shpëtimin e ushtarëve në fushëbetejë

Sheqerinska: Sistem bashkëkohor për shpëtimin e ushtarëve në fushëbetejë

Sistemi për transferimin të informacioneve fiziologjike vitale do të zvogëlojë rrezikun e vdekshmërisë në fushëbetejë dhe do ta rrisë numrin e jetëve të shpëtuara, tha sot ministrja e Mbrojtjes Radmila Sekerinska në punëtorinë të projektit të NATO-s SIARS për zhvillim të sistemit bashkëkohor të informacionit mjekësor.

Ajo shtoi se qëllimi është fisnik, ndërsa ata të cilët rrezikojnë jetën për sigurinë tonë, meritojnë të angazhohemi që të bëjmë gjithçka për ta zvogëluar rrezikun sa më shumë që është e mundur.

“Metoda është bashkëkohore, zhvillimi i teknologjisë shpesh kontribuon që kërcënimet tona të bëhen më komplekse më të sofistikuara, por në këtë rast teknologjitë moderne janë në shërbim të përparimit të kapaciteteve të sigurisë sonë. Transferim i shpejtë dhe efektiv të informacioneve vitale në situata krize është kyç për t’u ballafaquar me problemin, sepse kur bëhet fjalë për jetë apo vdekje çdo sekondë është vendimtare. Sistemi i informacionit i cili mund të informojë ekipin mjekësor është i vlershëm për lëvdimi dhe mbështetje, ndërsa mbrojtja e Maqedonisë ka nevojë për inovacione”, theksoi Shekerinska.


Sipas ministres, shkëmbimi i përvojave dhe teknologjive është ajo që i bën organizatat më rezistente ndaj sfidave globale.

Ambasadorja kroate në Maqedoni Daniela Barishiq e përshëndeti vendosmërinë e Qeverisë së re në Maqedoni për, siç tha, zbatimi i reformave dhe realizimi i qëllimit strategjik, integrimi në BE dhe NATO.

“Ne do të ndihmojmë Maqedonisë në këtë proces, sepse kjo është mirë për vendin, rajonin dhe NATO-n, por edhe për Bashkimin Evropian. Kur flasin për NATO-n, njerëzit më së shpeshti e lidhin atë me ushtrinë dhe këto projekte tregojnë se NATO-ja është shumë më tepër nga ajo – shkencë, hulumtim, vlera demokratike, sundimin e ligjit”, tha Barishiq.

Sipas ambasadorit të Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec, kjo punëtori është shembull i mirë se si Maqedonia mund të kontribuojë në NATO, por edhe në kuptimin e frymës së Aleancës.

SIARS është sistem i cili përmes sensorëve për matjen e parametrave vitale të çdo ushtari nëpërmjet një algoritmi të veçantë e llogarit shkallën e rrezikut të shëndetit dhe e klasifikon gjendjen e çdo personi të pajisur me këtë sensor.

Të dhënat gjithashtu transmetohen drejtpërdrejt në qendrën operative taktike, e cila është e njohur drejtpërdrejt me gjendjen e ushtarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori