Gjykata e Katanias, në dosjen prej më shumë se 400 faqesh që vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, përmend edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në “Top Story” u prezantuan detaje të reja nga kjo dosje.
Pjesë e kësaj dosje është një përgjim i datës 16 dhjetor të vitit 2013 i një bisede mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, kur ata sipas vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve italianë, përmendin Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.
Hetuesit italianë bëjnë një përmbledhje të kësaj bisede.
“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, thonë hetuesit italianë.
“Sipas Sabit, e rëndësishme është që të mos bëjë pyetje, të mos thotë emra dhe më e rëndësishmja të mos i dalë emri atyre që i kanë dhënë para’ atij. Por, Moisiu i përgjigjet që nuk beson se një gjë e tillë do të ndodhë. Nga ana e tij, Sabi përsërit frikën që ka që nipi do të flasë për të tjerë që i ka dhënë para atij”.
Ky nuk është i vetmi rast që përmendet emri i Saimir Tahirit. Policia Italiane ka të evidentuar dhe automjetin tip “Audi” me targa AA 003 GB, me të cilin dy personat në fjalë kanë udhëtuar në drejtim të Siçilisë. Makinë e cila është në emër të Saimir Tahirit.
Në përgjimin e datës 2 mars 2014, thuhet se mes të arrestuarve është zhvilluar një bisedë për ndarje parash.
“Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”, thuhet aty.
Në pasazhe të ndryshme në dosje se si Moisi Abilaj i tregon bashkëpunëtorëve të tyre italianë se sa e thjeshtë është të trafikosh mes Shqipërisë pasi policët janë të korruptuar. Gjatë bisedës mes Moisi Habilaj dhe Sebastiano Greco, Moisiu i thotë se nëse shkon në Shqipëri ta kuptojë se dosja është e korruptuar. Madje në disa raste, është vetë shefi i policisë që i ndihmon të fusin në makina thasët me lëndë narkotike.
Siç është dokumentuar në dosje, në maj të vitit 2015, peshkarexha italiane “Fatima” është ankoruar në gjirin e Porto Palermos, ku pasi është ngarkuar me lëndë narkotike është nisur në drejtim të Italisë. Hetimet kanë nisur në vitin 2013 dhe gjatë kësaj kohe, policia italiane ka arritur të bllokojë 3500 kg kanabis. Hetuesit kanë zbardhur edhe procesin e kultivimit të hashashit në Shqipëri, proces të cilin trafikantët kishin punësuar edhe femra.
1: Ç’a bën zemra, si është koha andej?
2: Koha është e vrenjtur. Ne po e mbledhim se është tharë.
1: E mblodhët dot? Thuaj Erit të ngul disa hunj dhe të vërë nga ato llamarinat e vjetra në të dy anët e stallës. Po Shqipja me Lelën erdhën?
2: Nuk e morëm dot të gjithën se u prish zetori.
Moisi Abilaj në shumicën e kohës qëndronte në Itali, ndërsa i vëllai, Floriani, merrej kryesisht me problemet që lindnin në Shqipëri.
Në dosje përmendet takimi me një person të njohur si “Kapo”, siç del nga përgjimet dhe jepte shpjegime mbi dështimin e transfertave e drogës dhe konfliktet e grupeve të tjera.
F: Jam nisur që dje në Tiranë dhe tani sapo erdha në Fier.
M: Pse?
F: Më kërkoi shefi i madh
M: Cfarë kërkonte?
F: Asgjë, për këtë… për situatën
M: Aha…fole direkt me të?
F: Më priti në 11:30, më dërguan edhe taksi të më merrnin
M: E çfarë të tha?
F: Më pyeti si është situata
M: Që domethënë…?
F: Më tha që të mos shqetësohesha, sepse është çështje orësh dhe se të mos mendohesha shumë.
M: Duhet t’i thoshe që ne nuk kemi asnjë faj, këtë duhet t’i thoshe.
F: Po ja thash që ne nuk kemi faj e më tha që ata e bëjnë qëllimisht që unë t’i telefonoj
M: Edhe ne e kemi ditur këtë gjë dhe për këtë arsye nuk e kemi shqetësuar
F: Ai më tha që e kemi telefonuar dhe i kishte kërkuar që të mos përzihej me lojërat e fatit.
M: E kishte telefonuar (Duke nënkuptuar një person të tretë)
F: E kishte telefonuar ky i madhi.E kishte marrë në celular. Unë i thashë që ne nuk godasim, na ka shqetësuar na ka shkatërruar të gjithë biznesin.
M: Në rregull
F: Më tha, “ik i qet mos u shqetëso”.
Policia italiane nuk ka një shpjegim se kush është kapo që kontrollon dhe mban qetësinë. Policia italiane ka përgjuar me shumë kujdes trafikantët menjëherë pas aksioneve të drogës. Meridian Sula duke folur për kapjen e një sasie prej 1300 kg hashash shpreh keqardhjen sikur të kishte humbur një fëmijë.
Meridiani thotë se i kishte parë policët italianë kur merrnin në supe drogën. Të arrestuarit ankohen me njëri-tjetrin se nga aksionet e policisë kanë humbur sasi të mëdha hashashi në Itali dhe se kanë në Shqipëri borxhe deri në 1 milionë euro. Droga shkonte në Itali jo vetëm me skafe, por edhe me peshkarexha.
Moisi Abilaj dhe Armando Sulaj janë përgjuar duke folur për peshkarexhën që do të ngarkohej me hashash.
Edhe në peshkarexhën me emrin “Fatima” janë kryer përgjigje ambientale për disa muaj. Anëtarët shqiptarë dhe italianë janë regjistruar gjatë përgatitjeve për transportin e hashashit. Në fund gjykatësja, Loredana Pezzino, firmosi urdhër arrestet me burg për 12 anëtarët e bandës, mes të cilëve edhe vëllezërit Abilaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë - Podujevë
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë