LAJMI I FUNDIT:

Kosova, përpos BE-së, nuk ka alternativë tjetër

Kosova, përpos BE-së, nuk ka alternativë tjetër

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka bërë me dije se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është e vetmja alternativë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ministrja Hoxha ka theksuar se Kosova e meriton të jetë pjesë e BE-së.

Ajo ka bërë thirrje që në proceset integruese të Kosovës të vazhdojë konsensusi aktual pozitë-opozitë. Hoxha ka pranuar se ka vonesa në zbatimin e MSA-së por kjo, sipas saj, ka ndodhur për shkak të zhvillimeve politike që kanë ndodhur kohët e fundit në Kosovë.


Miratimin e marrëveshjes së IPA-s 2016 në Kuvend ministrja Hoxha e vlerësuar arritje të madhe për Kosovën.

Hoxha ka theksuar se marrëveshja IPA 2016 do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqenien e qytetarëve.