LAJMI I FUNDIT:

Agim Bahtiri thotë se ka marrë përkrahje të madhe nga Zhabari, Bairi dhe Ilirida

Agim Bahtiri thotë se ka marrë përkrahje të madhe nga Zhabari, Bairi dhe Ilirida

Kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri ka mbajtur tubime me banorët e Zhabarit, Bairit dhe Iliridës, para të cilëve tha se nuk do të lejoj të rikthehen grupet e caktuara në Mitrovicë, të cilat edhe ia kishin sulmuar komunën me armë në ditën e hapjes të fabrikës së kërpudhave.

Bahtiri thotë se ka marrë mbështetje të madhe nga banorët e Zhabarit, Iliridës dhe Bairit.

Postimi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:


Ashtu sikurse në gjithë Mitrovicën, mbështetje të madhe mora edhe nga banorët e Zhabarit, Bairit dhe Iliridës, të cilët u zotuan se më 22 tetor do ta votojnë kandidaturën time për kryetar të Mitrovicës, në mënyrë që të vazhdohet qeverisja me duar të pastra.

Banorëve të Zhabarit, Bairit dhe Iliridës, iu premtova se do të vazhdoj mirë-qeverisjen dhe nuk do të lejoj që të rikthehet grupet e caktuara të cilat e kanë mbajtur të destabilizuar Mitrovicën, ku edhe kanë tentuar të më bllokojnë dhe frikësojnë, sikurse me rastin e gjuajtjes së komunës me armë automatike në ditën e hapjes të fabrikës së kërpudhave në Gushavc.

Nuk iu kam frikësuar dhe nuk do t’i frikësohem askujt, sepse kam punuar dhe do të punoj me nder dhe përkushtim maksimal në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës.

Mitrovica ka nevojë që të ketë edhe në mandatin e ardhshëm zot shtëpie, e jo të udhëheqet nga komunat fqinje apo grupet e caktuara të interesit.