Të gjithë e dimë se mbrojtja gjatë çfarëdo aktiviteti seksual është gjë shumë e rëndësishme, por shumica e njerëzve zgjedhin të mos përdorin mbrojtje me arsyetimin se “rreziqet janë të vogla”.
Pavarësisht çfarë thonë shumica e njerëzve, seksi oral është shumë i rrezikshëm. Në fakt, sëmundjet e transmetueshme seksualisht jo vetëm se janë të dëmshme për shëndetin tuaj të përgjithshëm seksual, por gjithashtu e rrezikojnë edhe shëndetin dhe mirëqenien e partnerit seksual, transmeton Telegrafi.
Sipas statistikave, më shumë se 85 për qind e të rriturve të cilët janë aktivë seksualisht, të moshave 18 deri 44 vjet, kanë kryer seks oral në ndonjë fazë të jetës së tyre.
Kjo do të thotë se shumica e njerëzve kryejnë seks të tillë, por pa e ditur se mund të fitohen sëmundje tejet të rrezikshme seksuale.
Nuk është nevoja të krijoni panik nëse jeni adhurues/e i madh i këtij llojit të seksit, megjithatë është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm se këto janë sëmundjet të cilat mund t’i fitoni nga seksi oral:
KLAMIDIA
Klamidia është infeksion bakterial i cili mund të jetojë në gjenitale dhe në fyt. Gjëja e mirë rreth kësaj sëmundje të transmetueshme sekuslaisht është se trajtohet lehtë, megjithatë e keqja është se shpeshherë nuk shfaq ndonjë simptomë.
Kur mbetet pa u trajtuar, klamidia mund të shkaktojë dëme serioze në sistemin riprodhues të femrave, dhe në disa raste edhe mund t’ia shuajë një vajze të gjitha shanset për të mbetur shtatzënë në jetën e saj.
Disa nga simptomat e klamidisë përfshijnë rrjedhje gjaku, dhimbje gjatë urinimit dhe mund të kontraktohet në gojë apo në regjionin gjenital.
GONORREJA
Sikurse klamidia, gonorreja është sëmundje tjetër e cila mbetet pa u diagnostikuar sepse shfaqet pa ndonjë simptomë. Gonorreja është infeksion i cili kontraktohet në gjenitale, në zorrë të trashë dhe në fyt, prandaj edhe rezulton në dhimbje dhe inflamacion në traktet gjenitale të dy gjinive.
Sipas statistikave, kjo sëmundje është më së shumti prezente te të rinjtë të cilët janë aktivë seksualisht, të moshave 15 deri 24 vjet. Me medikamentet e duhura, shumica e formave të gonorresë trajtohen shumë lehtë.
SIFILIZI
Ekspertët shëndetësorë tregojnë se sifilizi është infeksion i cili e shkakton rritjen e një baktere të njohur si ‘treponema palldium’. Sifilizi mund të shkaktojë komplikime serioze nëse nuk trajtohet. Përveç se mund t’i infektojë gjenitalet, sifilizi gjithashtu mund ta infektojë gojën, buzët dhe fytin.
HERPESI
E dimë se çfarë po mendoni: cili lloj i herpesit? Epo, ‘WebMD’ shpjegon se dy format më të zakonshme të herpesit janë tipi 1 (oral) dhe tipi 2 (gjenital). Herpesi gjenital mund të kontraktohet nga dikush i/e cili ka herpes oral.
Prandaj, është e rëndësishme të praktikoni seks të mbrojtur dhe të vizitoni doktorin rregullisht për analiza nëse jeni seksualisht aktivë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë