LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndan 50 mijë euro për ekspertizë të rastit Dehari

Qeveria ndan 50 mijë euro për ekspertizë të rastit Dehari

Qeveria e Kosovës ka ndarë 50 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve për ekspertizë shtesë jashtë vendit për vdekjen e Astrit Deharit, në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se këtë propozim po e bën duke marrë për bazë rekomandimet e Kuvendit që e obligojnë Qeverinë.

“Si ministër i drejtësisë jam i përkushtuar që ky rast të zbulohet deri në fund për t’i hequr dyshimet në lidhje me rastin”, tha ai.


Qeveria po ashtu ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 49 mijë euro për punën e Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror me Malin e Zi.