LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Çfarë duhet të bëja, të vrisja Erdoganin? (Video)

Daçiq: Çfarë duhet të bëja, të vrisja Erdoganin? (Video)

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq edhe një herë ka qenë në qendër të mediave sociale duke treguar aftësitë e tij në të kënduar.

Këtë herë, përcjell Telegrafi, ai një gjë të tillë e ka bërë para Presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan.

Daçiq i këndon Erdoganit këngën “Osman Aga”, presidenti serb nuk mund të ndalet duke qeshur (Video)
Lexo po ashtu Daçiq i këndon Erdoganit këngën “Osman Aga”, presidenti serb nuk mund të ndalet duke qeshur (Video)

Megjithatë, këtë veprim të tij, shumë në Serbi, përfshirë edhe opozitën e kanë kritikuar ashpër.


Milosh Jovanoviç nga Partia Demokratike e Serbisë e ka kritikuar sjelljen e Daçiqit, duke thënë se ishte një gjest “jashtëzakonisht i padenjë dhe poshtërues” për shtetin e Serbisë.

Merr si dhuratë një biçikletë dhe një shah nga ai, as Vuçiq nuk e lë Erdoganin “duarthatë”! (Foto/Video)
Lexo po ashtu Merr si dhuratë një biçikletë dhe një shah nga ai, as Vuçiq nuk e lë Erdoganin “duarthatë”! (Foto/Video)

Nga ana tjetër, nënkryetari i parë i qeverisë serbe për mediat serbe ka thënë se ka kënduar sepse e dinte se do të ndeshë në reagime pozitive nga mysafirët nga Turqia.

Përveç dhuratave dhe këngës turke, mediat shkruajnë edhe për atë se çfarë hëngri Erdogan në Serbi
Lexo po ashtu Përveç dhuratave dhe këngës turke, mediat shkruajnë edhe për atë se çfarë hëngri Erdogan në Serbi

“Sa i kuptova, të gjithë në sallë u kënaqën. Sot është lajmi kryesor në Turqi. Dhe çfarë kisha nevojë të bëja? Ta vrisja si (Sulltan) Muratin?”, ka thënë ndër tjerash Daçiq.

“Epo, e dija se do të reagonte ashtu, është një nga këngët e tyre më të famshme, përndryshe këndohet në të gjithë Ballkanin dhe madje edhe tek ne”, ka thënë ndër tjerash kreu i diplomacisë serbe.

Dhe në fund ai me shaka ka treguar se cili ishte bakshishi që kishte marrë: “Kam marrë 100 dollarë. Është një shaka, por është e mirë”. /Telegrafi/