Top Channel ka siguruar kallëzimin e plotë që biznesmeni italian, Vincezo Ricci ka bërë ndaj ish deputetit “kaubojs” Eduard Ndocaj, të cilin e akuzon për mashtrim. Në kallëzim, biznesmeni 64-vjeçar fillimisht tregon rrethanat e njohjes me Ndocajn.
“Gjatë vitit 2016, në mes të muajit mars jam njohur në Itali me shtetasin shqiptar Eduard Ndocaj nëpërmjet një kolegut tim italian me të cilin kisha njohje që quhet Ambrogio Pozzi, duke ma prezantuar si deputet në Parlamentin shqiptar dhe që kërkon një ndërmarrje që merret me shtrimin e tubacioneve të gazit. Pas këtij prezantimi unë kam vazhduar takimet me shtatasin Eduard Ndocaj, i cili më premtoj se qeveria shqiptare ka 50 deri 80 km tubacion për të shtuar, fliste në emër të qeverisë. Pas 2 javësh në këmbim të kësaj oferte më ka kërkuar një dhuratë e cila është automjeti Audi Q7, unë ja dhash në përdorim”, ka rrëfyer Ricci.
Po në kallzim, biznesmeni Ricci denoncon se ish deputeti kaubojs fliste në emër të qeverisë.
“Dua të kallzoj se shtetasit Eduard Ndocaj i kam dhënë 78 mijë euro kesh, pa përfshirë gjobat prej 8 mijë eurosh që ishte gjobitur në Itali për tejkalim shpejtësie. Këto sasi monetare mi kërkoj një muaj pasi më mori makinën. Më pati deklaruar se për të marrë këtë tender një nga përfaqësuesit e qeverisë kërkon 50 mijë euro ku 25 i kërkoi menjeherë dhe pjesën tjetër më tha me firmosjen e kontratës. Në atë moment unë i kamë dhënë pa asnjë dokument 25 mijë euro dhe pas dy javësh edhe 25 të tjera. E kam pyetur vazhimisht se kur do e ftitoj këtë tender por Eduardi me nxirrte vazhdimisht justifikime, dhe brenda harkut të 3 muajve ka marrë dhe pjesën tjetër prej 28 mijë eurosh”, vijon kallëzimi i italianit.
Eduard Ndocaj do të ndiqet në gjendje të lirë për akuzën e mashtrimit ndërsa të marten ai postoi një foto në rrjetet sociale ku po udhëtonte drejt Italisë duke mohuar cdo akuzë. Edhe avokati i Ndocajt reagoi duke u shprehur se klienti i tij i është nënshtruar një verifikimi policor sikurse mund t’i nënshtrohet çdo qytetar tjetër i lirë dhe në asnjë rast atij nuk i është hequr liria si person i ndaluar ose arrestuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë