Tre gjëra më të rëndësishme për Çairin, se premtimet e partive politike (Foto)
Çairi njihet si pasuri e shqiptarëve në Maqedoni. Nëse jo për diçka tjetër, në Çair ka shumë shqiptarë.
Vend i vogël me njerëz shumë. Shumë njerëz me zemra të mëdha dhe të gatshëm të japin gjithçka kur është në pyetje e mira e përgjithshme.
Në këtë artikull Telegrafi Maqedoni nuk do të fokusohet në premtimet e kandidatëve e as tek retorika politike.
Për Çairin ka një garë të nxehtë mes partive politike por ky artikull nuk do të shkruaj për ta por për njerëzit, pasuria e kësaj ane. Ju numërojmë tre gjëra që janë më të rëndësishme se politika për banorët e kësaj komune.
1. Shumë banorë, pak vend!
Gjithësejt 64.773 banorë jetojnë në 3.52 km2. Apo, me fjalë tjera, 18400 banorë për një kilometër katrorë. Ndoshta vendi më i mbipopulluar në Ballkan. Në mungesë të statistikave zyrtare për krahasim, përdorim realitetin. Rrugë të mbingarkuara, trafik urban me vonesë, mungesë parkingjes dhe mungesë gjelbërimi. Kjo vjen nga politika dhe tendenca anashkaluese ndaj Çairit, si pjesë shqiptare në kryeqytetin që tenton t’a ndryshojë realitetin. Kjo gjithashtu vjen edhe nga keqqeverisja në dekadat e fundit që kanë lejuar ndërtime pa leje. Një thënie mes banorëve të kësaj komune vlen edhe tani ‘Në Çair s’ke ku e hudh as gjilbërën’.
2. Çarshia e bukur dhe e harruar
E mirënjohur nga turistët, e lënë pas dore nga pushtetet. E vizituar vetëm gjatë fushatave para zgjedhjeve. E harruar gjatë qeverisjes. Realitet i hidhur. Çarshia e vjetër, siç njihet është ajo që lidh jetën mes komuniteteve në kryeqytetin e vogël, të shtetit të vogël të Ballkanit. Çarshia e vjetër është vlerë historike për Shkupin. Kjo perlë e anashkaluar nga pushtetet mendohet se është ndërtuar prej vitit 4000 para Krishtit.
Në Çarshinë e vjetër të Shkupit mund të gjeni xhaminë e Isa Beut, Kapan Han, Hamamin e Daut Pashës, Kurshumli Han, xhaminë Mustafa Pasha, Suli Han, xhaminë Sultan Murad, xhaminë Yahya Pasha dhe në krye të Çarshisë e gjeni Kalanë e Shkupit, gjithashtu vend historik.
3. Shembull i keq i ndarjes së Shkupit
Siç në popull njihet ndarja e urës së gurit për pjesën shqiptare dhe pjesën maqedonase të kryeqytetit, ashtu është trajtuar edhe nga pushteti. Investime minore për Çairin si vendbanim shqiptar. Në anën tjetër të ”Urës së gurit” në Shkup, ndodh e kundërta. Ndërtesa barok, statuja milionëshe, rrugë të mira, më shumë vende parkimi, më shumë ndriçim dhe lëvizje e lirë. Kah pjesa e Çairit dhe vendbanimeve tjera shqiptare përreth njihet diskriminimi etnik dhe politik. Jo gjithmonë për faj të palës maqedonase por edhe për faj të mos insistimit të palës shqiptare që ka udhëhequr këtë komunë. Rrugë të ngushta, pa ndriçim, më pak gjelbërim, shumë ndërtesa, ndërtime pa leje dhe një realitet ndryshe. Dy realitete ndryshe në largësi prej më pak se një kilometër.
Përveç Tetovës dhe Çairit, Telegrafi Maqedoni në vazhdimësi do të numëroj gjërat e rëndësishme për një komunë, në prag të etheve të zgjedhjeve lokale që duhet të mbahen më 15 tetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë