LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Të mos bëhet keqpërdorimi i qytetarëve gjatë procesit zgjedhor

Carovska: Të mos bëhet keqpërdorimi i qytetarëve gjatë procesit zgjedhor

Ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska sot ishte në vizitë te disa qendra për punë sociale, për të parë se cilat shërbime ofrohen për qytetarët, cilat janë problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen të punësuarit dhe personat udhëheqës, por edhe për të bërë me dije se nuk guxon të ndodhë asnjë keqpërdorim ose manipulim me kategoritë më të prekshme të qytetarëve gjatë zgjedhjeve lokale.

“Është shumë e rëndësishme që asnjë parti politike të mos mundohet t’i keqpërdorë, të shtojë ose të heqë të drejta nga qytetarët të cilët janë nën mbrojtje sociale në Maqedoni”, tha Carovska.

Carovska thekson se informata të tilla ka pasur shumë në MPPS dhe thotë se janë gjetur edhe dosje të dyfishta, pagesa dhe keqpërdorime financiare në disa qendra për punë sociale në Maqedoni.


“Prandaj për herë të fundit apeloj deri tek të gjitha strukturat udhëheqëse në qendrat për punë sociale, por edhe te të punësuarit, të mos mundohen që për interesa partiake dhe zgjedhore t’i keqpërdorin kategoritë më të prekshme të qytetarëve që janë nën kujdes social”, përfundoi Carovska./Telegrafi/