LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kemi vonesa në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA)

Haradinaj: Kemi vonesa në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se ka vonesa në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.

Ai këto komente i bëri në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrime Evropiane, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, që kishte për fokus zbatimin e agjendës së reformave evropiane.

Kryeministri Haradinaj tha se këto takime tash e tutje do të mbahen çdo javë.


“ Kërkesa ime është që ta vendosni një metodologji pune në ministri dhe unë ju sigurojë se dhjetë minuta çdo ditë në fillim të ditës mjaftojnë, për ministra e kam fjalën. Nëse i thirrni njerëzit përgjegjës dhe aty ua kërkoni detyrat e parapara dhe nëse ju raportojnë çdo ditë për të nesërmen çka kanë bo ata ju në fund të javës jeni shumë të pajisur me atë se çka ju duhet. Duhet të ndëshkohen ata që nuk përfillin agjendën evropiane…”, tha Haradinaj.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se duhet përkushtim për agjendën evropiane. Ajo tha se takimi ka qëllim përshpejtimin e punës dhe nxënien e hapit për detyrat dhe obligimet që dalin nga proceset integruese.