LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni nuk ka baza të gazifikimit, partitë premtojnë furnizim të qytetarëve

Në Maqedoni nuk ka baza të gazifikimit, partitë premtojnë furnizim të qytetarëve

Të paktën edhe tre vite gazifikimi do të mbetet vetëm në letër, thonë ekspertët. Analizat e tyre tregojnë se në Maqedoni ende nuk janë vendosur bazat e gazifikimit, që do të thotë se skenari më optimist është se amvisëritë të furnizohen me gaz pas 5 viteve e më tepër. Sipas ekspertëve, deri sa gazifikimi i shtetit shihet si propagandë, ky projekt kapital asnjëherë nuk do të realizohet.

“Shteti dhe Qyteti i Shkupit dëshironin që maksimalisht të përfitojnë, gjegjësisht kërkonin nga investitotrët që në afat sa më të shkurtër kohor të ndërtojnë rrjet për shpërndarje, madje në pjesët e largëta siç është Saraji dhe Petroveci, të ndërtohen 75% nga ky rrjet, që është e papërballueshme në aspekt ekonomik për një investitor. Por, ky rrjet për 5 deri në 7 vite mund të zgjerohet, por në fillim, apo më saktë në tre vitet e para nuk do të mund t’i kthejnë shpenzimet e tyre pasi do të kenë humbje “, deklaroi Konstantin Dimitrov, komiteti energjetik i Maqedonisë.

Për dallim nga Dimitrov, drejtori i Makpetrol, Andrea Jisifovski, thotë se qeveria e Nikola Gruevskit për t’i evituar kontrollet gjatë furnizimeve publike, qëllimisht e ka larguar kompaninë “Gama” e cila në të kaluarën ka ndërtuar pjesën më të madhe të rrjetit të gazit në vend.


“Ndërtuam mbi 200 kilometra rrejt në Maqedoni me shifër për të cilin qeveria paraprake pagoi aq para vetëm për një degë nga Kleçovca deri në Shtip, më saktë 76.6 milion euro. Të mos gënjehen politikanët se pa kompaninë “Gama” në këtë shtet nuk mund të ketë gazifikim. Pushteti paraprak formoi ndërmarrjen publike “Resurset energjetike të Maqedonisë”, një kompani me disa njerëz dhe shumë mirë e dimë se përse u formua kjo ndërmarrje. Në këtë gazsjellës u vodhën 50 milion euro. Sipas projektit të “Gama”, ky gazsjellës do të kushtonte 25 milion. Që të evitohet kontrolli i furnizimeve publike, u formua ndërmarrje e re publike”, tha Andea Josifovski, kryetar i këshillit drejtues të Makpetrol.

Një pjesë e komunikologëve për Alsat thonë se partitë abuzojnë me projektin e gazifikimit për të fituar votat thuajse në të gjitha ciklet zgjedhore në 10 vitet e fundit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori