LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime në Ligjin për gjykata në Maqedoni, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venedikut

Ndryshime në Ligjin për gjykata në Maqedoni, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venedikut

Ministria e drejtësisë filloi proces për shfuqizim të Këshillit për vërtetimin e fakteve dhe përgjegjësi të gjykatësve. Në Regjistrin e Vetëm Kombëtar Elektronik, propozimi për shfuqizim të këtij trupi që vendos për veprime joprofesionale të gjykatësve, palët kanë 20 ditë të lënë vërejtje dhe më pas Propozim-ligji vendoset në procedurë kuvendore.

Në sqarimin për shfuqizimin e këtij trupi, thuhet se urdhërat e Ligjit për gjykatat, Ligjit për Këshillin gjyqësor dhe Ligjit për Këshillin për vërtetimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatësve kanë qenë të diskutuara në Komisionin e Venedikut pranë Këshillit të Evropës. Në raportin e tij, Komisioni i Venedikut thotë se funksionet e Këshillit për fakte duhet të transferohen te Këshilli gjyqësor, me kusht që anëtarët ose trupat e Këshillit gjyqësor të përfshira në fazën fillestare të procedurës disiplinore, siç janë ‘prokurorë’ ose ‘hulumtues’ të mos marrin pjesë në dhënien e vendimit përfundimtar si ‘gjykatës’.

Njëkohësisht, Ministria e drejtësisë, do ta ndryshojë edhe Ligjin për Këshill gjyqësor, me të cilën kërkohet transparencë më e madhe. Do të thjeshtësohet procedura disiplinore për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatësit në pajtim me rekomandimet ndërkombëtare dhe Programin e Qeverisë për periudhën 2017-2020. Korniza kohore për përgatitjen e Propozim-ligjit është deri në fund të muajit, ndërsa më pas duhet të vendoset në procedurë kuvendore./Telegrafi/