LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj priti ambasadorin e Kuvajtit jo rezident në Prishtinë

Haradinaj priti ambasadorin e Kuvajtit jo rezident në Prishtinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, jo rezident në Kosovë, Fayez Mishari Al Jassim.

Haradinaj shprehu gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë, që bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kuvajtit të vazhdoj në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, me theks në fushën e ekonomisë.

Ambasadori Al Jassim e përgëzoi Haradinajn për arritjet e tij, dhe vuri në dukje se Kuvajti është një mbështetës i madh i Republikës së Kosovës.


Po ashtu, ambasadori Al Jassim theksoi synimin e shtetit të Kuvajtit për thellimin e partneritetit me Kosovën, si dhe për investimet ekonomike që do t’i hapnin rrugë zhvillimit ekonomik.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj dhe Ambasadori Al Jassimi u dakorduan për hartimin e agjendës ekonomike për investime të tjera të përbashkëta./Telegrafi/