LAJMI I FUNDIT:

Shkurtimet e dhimbshme të buxhetit nga Qeveria Haradinaj

Shkurtimet e dhimbshme të buxhetit nga Qeveria Haradinaj

Qeveria e Kosovës nuk i ka më 2 miliardë euro për t’i shpenzuar deri në fund të vitit. Buxheti i hartuar nga Isa Mustafa do të zbritet në 1.8 miliard euro me vendim të kryeministrit të ri, Ramush Haradinaj.

Kështu, shumë projekte të planifikuara për vitin 2017 nuk do të mund të realizohen pas rishikimit të buxhetit në të cilin parashihen shkurtime të mëdha në shpenzime.

Gazeta Fjala, posedon draft ligjin e buxhetit të rishikuar ku parashihet zvogëlim prej 214 milionë euro për investime kapitale e 17 milionë euro për paga dhe mëditje.


Ndërsa do të rriten shpenzimet për mallra dhe shërbime ku hyjnë drekat e darkat zyrtare e subvencione e transfere ku përfshihen veteranët e luftës.

Për këta të fundit nuk do të ketë më kufizim për të ardhurat, siç ka qenë e paraparë deri më tani me nenin 24 në ligjin e buxhetit, i cili është propozuar të hiqet.

Ky nen parashihte që totali i shpenzimeve në skemën e pensioneve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të tejkalojë shumën prej 38 milionë euro për vitin fiskal 2017.

Ekzekutivi në atë kohë e pati arsyetuar kufizimin me ligj për pagesat e veteranëve si kërkesë e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë për të ruajtur stabilitetin buxhetor për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të veteranëve.

Në bazë të propozimit të ministrisë së Financave, 20 milionë euro më pak do të ketë për projektin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, shkruan Gazeta Fjala.

Nga 200 milionë euro sa ishin paraparë në fillim, me rishikimin e buxhetit për këtë projekt do të shkojnë 180 milionë euro për të cilat nuk jepen detaje se nga do të sigurohen.

Në përgjithësi, projektet infrastrukturore shihen të jenë më të prekura nga shkurtimet, pasi Ministrisë së Infrastrukturës do ti zvogëlohet buxheti për 44 milionë euro nga 297 milionë euro sa ishte miratuar në fillim të vitit.

Pjesa më e madhe do të hiqet nga projektet kapitale të cilat do ti barten Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ky institucion do të rris buxhetin nga 376 milionë në 399 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori