LAJMI I FUNDIT:

Hykmete Bajrami e Xhavit Haliti ‘përplasen’ për naftën

Hykmete Bajrami e Xhavit Haliti ‘përplasen’ për naftën

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, kanë pasur përplasje gjatë seancës së sotme, meqë Haliti i ka kërkuar llogari Bajramit për cilësinë dhe kontrollimin e naftës sa ishte ministrie, duke i bërë thirrje që t’i publikojë pazaret që ka bërë.

Haliti ndër të tjera e pyeti Bajrami se pse nuk është kontrolluar nafta, ndërkohë që Bajrami në kundërpërgjigjen e saj i bëri apel nënkryetarit që të mos akuzojë.

“Pse s’e keni kontrolluar qarkullimin e naftës”?, pyeti Haliti.


Ndërkohë që Bajrami u përgjigj “Mos akuzoni, unë e kam kaluar cilësinë e naftës nga donatorët tek dogana”, tha ajo.

Haliti gjatë polemikës i tha ish-ministres se po qe se ka bërë pazare atëherë le t’i publikojë. “Me ata që ke ndarë pazaret, qiti. Pse ju nuk e ndalët kontrabandën e naftës dhe cilësinë e keqe. Jeni ju fajtorë për këtë”, theksoi ai.

Me këtë rast, Bajrami tha se një gjë të tillë nuk e ka bërë asnjëherë sa ishte ministre. “Absout nuk kam bërë pazare, jam e pastër. Në Kosovë dihet kush bën propagandë”, theksoi ajo. /Zëri/Telegrafi/