Të dhënat e detajuara të Bankës së Shqipërisë për Investimet e Huaja Direkte sipas shtetit bëjnë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit 2017 investitori më i madh ishte Zvicra, me 87 milionë euro, që erdhën kryesisht në tremujorin e parë.
Në vend të dytë është Holanda, me 77 milionë euro. Sipas Bankës së Shqipërisë, “Statkraft”, kompania që po ndërton me koncesion HEC-in e Devollit, që deri tani ka investuar rreth 500 milionë euro, ka investitor direkt holandez.
E treta është Austria, me 44 milionë euro. Edhe austriakët janë investitorë të mëdhenj në sektorin e energjisë, përmes hidrocentralit të Ashtës, që po ndërtohet nga kompania Verbund.
Siç raporton Monitor në Tiranë, në vend të katërt ka kaluar për herë të parë Franca, me 40 milionë euro, nga të cilat 35 milionë euro në tremujorin e dytë, si rrjedhojë e punimeve që po kryhen nga kompanitë franceze për gazsjellësin TAP. Një nga kompanitë franceze që ka hyrë së fundmi në Shqipëri është “Spiecapag”, e themeluar në shkurt 2016, një nga nënkontraktorët kryesorë të gazsjellësit TAP, që po ndërtohet në Shqipëri.
Banka e Shqipërisë raporton edhe 90 milionë euro investime të huaja në 6 mujorin e parë, origjina e të cilave nuk jepet për arsye konfidencialiteti, por që lidhen kryesisht me punimet për gazsjellësin TAP, investitori i të cilit është një konglomerat shtetesh.
Në vite, rekordin e stokut të investimeve vijon ta mbajë Greqia, që edhe për disa vjet duket e paarritshme. Në vite, kompanitë me kapital grek kanë investuar 1.2 miliardë euro, ku peshën kryesore e kanë zënë telekomunikacionet. E dyta është Holanda, me 817 milionë euro, kryesisht në fushën e energjisë.
Investitori i tretë më i madh në vite është Kanadaja, si rrjedhojë e aktivitetit të kompanisë “Bankers Petroleum”, që shfrytëzon me koncesion fushën më të madhe naftëmbajtëse mbi tokë në Evropë, atë të Patos Marinzës. Në fund të vitit 2016, “Bankers” është shitur tek kinezët e Geo Jade. Më pas renditet Zvicra me 647 milionë euro, kryesisht në energji.
Italia, ndonëse është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe ka numrin më të lartë të sipërmarrjeve, me rreth gjysmën e subjekteve të huaja në vend, është vetëm investitori i pestë më i madh në vite. Kompanitë italiane që vijnë në Shqipëri janë kryesisht të vogla dhe investimet më të mëdha kanë qenë në fushën e tekstileve e këpucëve. Pas Italisë renditen Turqia, Austria, Qipro dhe Franca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë