LAJMI I FUNDIT:

Vizita e parë zyrtare e Qeverisë së re të Maqedonisë me autoritetet e Kosovës

Vizita e parë zyrtare e Qeverisë së re të Maqedonisë me autoritetet e Kosovës

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, sot do të shkojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ku do të realizojë një sërë takimesh me përfaqësuesit e kreut shtetëror të Republikës së Kosovës.

Fillimisht Osmani do të mbajë një takim me presidentin Hashim Thaçi dhe më pas me kryetarin e Kuvendit, Kadri Vejseli si dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Osmani do të mbajë takim edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin. Në takime do të hapen çështjet për bashkëpunim të ndërsjellë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, iniciativat rajonale kjo për bashkëpunim, si dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025 do të jetë tema kryesore e zëvendëskryeministrit Osmani para studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Nikoqir i Osmanit do të jetë zëvendëskryeministri Hoxhaj, me të cilin është paraparë edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.