LAJMI I FUNDIT:

Hoxha dhe Huhtamaki flasin për proceset integruese të Kosovës 

Hoxha dhe Huhtamaki flasin për proceset integruese të Kosovës 

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, sot, priti në takim ambasadoren e Finlandës në Republikën e Kosovës, Anne Huhtamaki dhe me këtë rast, diskutuan për procesin integrues, të arriturat si dhe sfidat e këtij procesi.

Ministrja Hoxha theksoi se përkushtimi i institucioneve është maksimal në këtë proces, duke e dinamizuar atë dhe duke e bërë prioritet qeverisës.

“Ne kemi nevojë për përkrahje nga Finlanda, jo vetëm me qeverisjen e mirë por edhe fuqizimin e sundimit të ligjit, duke përmirësuar klimën e investimeve si dhe duke avancuar politikat e punësimit dhe arsimit të lartë”, vuri në dukje Ministrja Hoxha.


Ambasadorja Huhtamaki theksoi se Finlanda qëndron krah Kosovës në procesin integrues, duke shfaqur gatishmërinë e mbështetjes së mëtejme në fushat specifike që mbështesin këtë proces. /Telegrafi/