LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhje të drejta dhe demokratike, sfidë për institucionet dhe partitë politike në Maqedoni

Zgjedhje të drejta dhe demokratike, sfidë për institucionet dhe partitë politike në Maqedoni

Organizmi i zgjedhjeve të lira, të drejta dhe deokratike, me rezultate të njohura nga të gjitha palët, do të jetë sfida e radhës jo vetëm për Komisionin Shtetëror Zgjedhor, që ka barrën kryesore të organizmit të zgjedhjeve, por edhe për Qeverinë e re të Zoran Zaevit.

Pikërisht për organizimin e zgjedhjeve pa incidente të premten u prononcua edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. “Më shumë se 10 mijë policë janë në trajnim me pjesëmarrje të OSBE-së për zgjedhjet lokale, ndërkaq për MPB – prioriteti bazë janë zgjedhjet korrekte dhe demokratike”, theksoi Spasovski. Ministri i Policisë kërkoi po ashtu bashkëpunimin me partitë politike që të ketë, siç tha ai, proces zgjedhor demokratik në vend.

Nga ana tjetër, KSHZ është në vlugun e punëve jo vetëm në aspektin teknik të përgatitjes së materialeve zgjedhore, por edhe në aspekt të edukimit të komisionerëve dhe përmbyllës së Listës zgjedhore. “KSHZ është e interesuar që zgjedhjet në aspekti teknik të mos kenë asnjë mangëse dhe procesi të kalojë sipas Ligjit. Për momentin po merremi me përgatitjen e materialeve zgjedhore, meqë këto janë zgjedhje lokale dhe fletëvotimet janë më të komplikuara, sidomos ato për këshilltarë komunal po punojmë që ata të jenë sa më të pranueshme dhe të lexueshme qartë për qytetarët.


Lista zgjedhore do të jetë me foto për çdo votues dhe e cila pritet të nënshkruhet 15 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Deri më tani i kemi kompletuar të gjitha këshillat zgjedhore dhe komisionet komunale”, tha për gazetën KOHA, Arjeta Xhemali, zëdhënëse e KSHZ-së.

Siç njofton ajo, më tej partitë politike duhet që pas dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore, të dërgojë në KSHZ raport financiar lidhur me paratë që kanë harxhuar gjatë fushatës dhe të tregojnë donacionet nga jashtë partisë.

“Nga e hëna do të fillojmë me procesin edukues të komisionerëve në Këshillat zgjedhore, ndërsa fushata edukuese do të vlejë edhe për qytetarët përmes spoteve televizive dhe sendeve të shtypura për të drejtat e tyre zgjedhore”, tha Xhemaili./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori