LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: LDK shumë shpejt do ta qeverisë krejt Kosovën

Mustafa: LDK shumë shpejt do ta qeverisë krejt Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë sot gjatë një tubimi parazgjedhor në Viti, se partia që ai drejton do të fitojë shumicën e komunave më 22 tetor dhe shumë shpejt do të kthehet për ta qeverisur krejt Kosovën.

Ai ka shprehur besimin se qytetarët e Vitisë do ta rizgjedhin Sokol Halitin për kryetar, pasi në mandatin e kaluar kjo komunë është qeverisur shumë mirë.

“Njerëzit e mirë duhet të qeverisin komunat e Kosovës. Njerëzit tanë kanë qeverisur mirë. Kemi arsye të kërkojmë në Viti vazhdimin e mandatit për Sokol Halitin. Kemi arsye të kërkojmë votën edhe për 8 kryetarë tjerë të komunave që kemi qeverisur dhe t’i fitojmë 8 apo 10 komuna tjera. Nuk janë vetëm aspirata. Janë llogari të qarta, se na takon të qeverisim komunat dhe ne nuk do të vonohemi, sepse LDK do ta qeverisë prapë Kosovën, dhe prapë do të mbështesim zhvillimin e komunave të Kosovës”, ka thënë Mustafa.


Kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është shprehur i bindur në fitoren e tij dhe listës së kandidatëve të LDK për Kuvendin Komunal të Vitisë.

Ai ka thënë se gjatë katër viteve të kaluara, komuna e Vitisë ka arritur të përmbushë të gjitha premtimet ndaj qytetarëve, madje i ka tejkaluar ato.

“Ne kemi bilanc të shkëlqyeshëm të punës në këto katër vite të qeverisjes. Komuna e Vitisë është vlerësuar nga organizata ndërkombëtare, si komuna që ka përmbushur të gjitha premtimet. Ne jemi bazuar në realizimin e programit tonë qeverisës. Kemi premtuar 14 milionë euro investime, kemi realizuar 19 milionë euro, apo 5 milionë euro më shumë”, ka thënë Haliti.

Sipas tij, komuna e Vitisë është e vetmja komunë e Kosovës dhe në mesin e 3 komunave të Evropës Juglindore që ka arritur partneritet me Bashkimin Evropian për strategjinë lokale 2020-2030.

“Strategjia jonë zhvillimore për katër vitet e ardhshme parasheh 24 milionë euro buxhet, të cilin jam i bindur se do ta tejkalojmë”, ka thënë Haliti, i cili ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të komunës së Vitisë që ta mbështesin ekipin e tij dhe të LDK-së, në mënyrë që më 22 tetor të kryhen zgjedhjet dhe të mos ketë nevojë për balotazh. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Kalo në kategori