LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri Pacolli do të takohet me zëvendës-sekretaren e Përgjithshme të NATO-s

Zëvendëskryeministri Pacolli do të takohet me zëvendës-sekretaren e Përgjithshme të NATO-s

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot do ta vizitojë selinë e NATO-s në Bruksel.

“Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, do të vizitojë Selinë e NATO-s në Bruksel, dhe do të takohet me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Znj. Rose Gottemoeller”, ka shkruar Pacolli në Facebook.