LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia do të shënojë Ditën Botërore të Turizmit

Maqedonia do të shënojë Ditën Botërore të Turizmit

Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit (27 shtator) Ministria e Ekonomisë do të ndajë mirënjohje për agjencitë turistike më të suksesshme, manifestimet turistike dhe restorantet më të mira në vitin 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe Universiteti për Turizëm dhe Menaxhment – Shkup, anëtari i vetëm në Organizatën Turistike Botërore (UNWTO) nga Maqedonia, do të përfshihet në shënimin e Ditës Botërore të Turizmit.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues nga institucione relevante, kori diplomatik dhe sektori i biznesit./Telegrafi/