LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Në Viti politika nën tokë, kanalizimi mbi tokë

Kurti: Në Viti politika nën tokë, kanalizimi mbi tokë

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin elektoral të rradhës në Viti. Fjalën hyrëse në këtë tubim e mbajti deputeti Albin Kurti, i cili tha se me qeverisjen e Salih Salihut merr fund e keqja në Viti.

“Lëvizja Vetëvendosje! e do shtetin me sovranitet, kombin me bashkim, ekonominë me prodhim, institucionet me drejtësi e shoqërinë me barazi. Por, Lëvizja Vetëvendosje! e do edhe komunën me transparencë, shkollat me arsimim, ambulantat me shërim, infrastrukturën me ujësjellës e kanalizim, e rrugët me pastërti e gjelbërim”, ka thënë Kurti, duke shtuar se për gjitha këto duhen politikanë me ideale e qytetarë me Vetëvendosje!, duke thënë me tej se VV i ka të dyja këto.

Ai potencoi se në Viti janë ngatërruar nëntoka e mbitoka, me ç’rast tha se politika ka hyrë nën tokë me korrupsion, kurse kanalizimi del mbi tokë mu në mes të qytetit. E po u zotua se me qeverisjen e VV-së politika do të jetë mbi tokë, ndërsa kanalizimi nën tokë.


Kurti ka thënë se Vitia e ka shansin për ndryshim, e shansi e ka numrin 10, kurse emrin e ka Salih Salihu.