LAJMI I FUNDIT:

Hoxha vlerëson mbështetjen sllovene për Kosovën

Hoxha vlerëson mbështetjen sllovene për Kosovën

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha u takua me ambasadorin Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Gjatë takimit, u bisedua për progresin që Kosova ka bërë në procesin integrues në BE në këtë periudhën, siç është MSA dhe qasja e Kosovës në programet e BE-së, por po ashtu edhe në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.

Ministrja shprehu besimin e saj për vazhdim të bashkëpunimit siç ka qenë edhe me paraardhësit e tij.


Ajo e falënderoi për kontributin e Sllovenisë për përkrahjen e vazhdueshme që po e tregon në raport me Kosovën, ndër të tjera edhe në avancimin me agjendën evropiane.

“Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve tona. Prandaj edhe jemi mirënjohës për përkrahjen që Sllovenia ka ofruar në dispozicion Kosovës; përvojën e saj me procesin e integrimit evropian dhe ngritjen e kapaciteteve teknike për tu përballur me këtë proces”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ambasadori Bertoncelj po ashtu vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe shprehu përkushtimin e tij që këto raporte të zgjerohen edhe më tutje, veçanërisht për procesin e integrimit evropian.