LAJMI I FUNDIT:

Selimi thotë se Haradinaj është dashur ta shpalosë programin qeverisës në Kuvend

Selimi thotë se Haradinaj është dashur ta shpalosë programin qeverisës në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se nuk matet puna e qeverisë me dinamikë në orar të punës, dhe se ka pritur që Haradinaj në javën e parë të qeverisjes ta shpalosë programin e tij, gjë që ai thotë se nuk e ka bërë.

“Nuk matet puna e qeverisë me dinamikë në orar të punës e as me territor”, tha ai.

“Do të doja ta shihja Haradinaj në punë më cilësore e përmbajtësore se sa vizita në emergjencë. Në këso rastesh shkon në emergjencë kur ka rast katastrofik.


Sidoqoftë, Selimi ka thënë se Haradinaj ka bërë mirë që ka shkuar, por jo të matet koha se kur ka shkuar.

“Nuk matet puna e qeverisë e as dinamika e punëve të saj përmes vizitave në KEK e në spital. Do të ketë shumë deficit në punën e tij”, tha deputeti Selimi në Info Magazine të Klan Kosovës.

Selimi ka thënë se në javën e parë të qeverisjes, ajo që sipas tij Haradinaj është dashur ta bëjë, por nuk e ka bërë është shpalosja e programit të tij në Kuvendin e Kosovës.

“Sot do të flisnim për angazhimin dhe programin e tij, por këtë nuk e ka bërë. Do të kishim shumë materie për cka të bisedonim sot”, tha ai.