LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Punët e mëdha duhet të kryhen, ose edhe në vitin 2021 do të flasim për to (Video)

Hoxhaj: Punët e mëdha duhet të kryhen, ose edhe në vitin 2021 do të flasim për to (Video)

Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj në një intervistë për Telegrafin për herë të parë pas zgjedhjeve në vend ka folur për tema të mëdha, të cilat sipas tij, duhet t’i përfundojë qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Hoxhaj në këtë intervistë për gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se është detyrë e këtij koalicioni me përmbyll shtetndërtimin.

“Tema të tilla si shndërrimi i FSK në Ushtri të Kosovës, demarkimi i kufirit me Malin e Zi, ushtrimi i së drejtës për të lëvizur pa viza, krijimi i Asociacionit të komunave serbe, dialogu me Serbinë, që duhet të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës në OKB, ose me njohje reciproke dhe pajtim historik, reforma zgjedhore etj, janë anë tema për të cilat PDK-ja angazhohet të ketë konsensus nacional”,  tha Hoxhaj.


Ai tha se partitë politike duhet të kenë dialog të brendshëm dhe sipas tij është detyrë e Qeverisë, por edhe opozitës që të kenë qasje të përbashkët lidhur me këto tema, pasi sipas tij, nëse këto nuk kryhen mund të ndodh që temat e njëjta të jenë edhe më 2021.

Hoxha ka folur edhe për Demarkacionin me Malin e Zi. Ai tha se tashmë Komisioni i ri do të merret sërish me çështjen e demarkacionit dhe kjo sipas tij është politikë shtetërore dhe jo partiake.

Hoxhaj tha se lidhur me demarkacionin, PDK nuk ka ndryshuar qëndrim.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka folur edhe për çështje tjera, si formimi i ushtrisë, liberalizimi i vizave, zgjedhjet lokale etj. /Telegrafi/