Rregulla të reja për subvencionim dhe kultura të reja në bujqësinë e Maqedonisë
Me ndihmën e ekspertëve të huaj do të vlerësohet se në cilët rajone, cilat kultura duhet të mbjellen. Në periudhën e ardhshme, Ministria për bujqësi, pylltari dhe ujëra për bujqit do të ofrojë udhëzime të qarta se cilat kultura në cilat rajone duhet të mbjellen që të kenë sasi dhe cilësi të kulturave të mbjellura bujqësore, ndërsa në të ardhmen planifikohet ndryshim edhe në modelin e subvencionimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do të ketë edhe rritje të subvencioneve, por edhe ndërlidhja e tyre me të arritura, me rezultate. Rajonizimi do të tregojë se cilat lista prioritare i kemi për rajonat përkatëse dhe kjo do të jetë një argument për atë se kah do të orientohet subvencionimi në bujqësi”, tha ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.
Nikollovski thotë se me kërkesë të bujqve, Inspektorati fito-sanitar i shtetit do të bëjë revizion dhe kontroll të asaj se çfarë fara dhe preparate shiten në vend. Sipas bujqve, korrjet e dobëta dhe jocilësore kanë qenë pasojë pikërisht e materialeve dhe preparateve jocilësore që shiten në vend. Për të pasur korrje cilësore dhe të unifikuar, bujqit kërkojnë edhe revitalizim të sistemeve për ujitje.
“Tanimë kemi nënshkruar kontratë dhe kemi projekt për pesë sisteme të reja për ujitje që do të jenë të projektuara dhe të realizuara me përkrahjen e tyre”, shtoi Nikollovski.
Risi është fakti që ekspertë nga Sllovenia do të dalin në terren së bashku me këshilltarët bujqësorë të vendit nga njësitë rajonale për përkrahje të bujqësisë dhe do ju ndihmojnë bujqve të arrijnë cilvsi më të lartë dhe sasi më të madhe të kulturave, por do të ofrojnë ndihmë edhe në pjesën administrative, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme për subvencionet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë