E drejtuar nga kryeministri, Ramush Haradinaj, Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e dytë të saj, në të cilën ka diskutuar Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021, ka miratuar vendimet që mbështesin angazhimin e Qeverisë për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me shpronësimet e pronave të paluajtshme që preken nga zgjerimi i mihjes në Shipitullë, dhe vendime tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Qeveria e Kosovës e ka filluar mbledhjen me një minutë heshtje, për humbjen e jetës në aksidentin tragjik në komunikacion, të kryetarit të komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe kryesuesit të Asamblesë Komunale të Ranillugut, Sasha Aleksiq. Kryeministri i ka shprehur ngushëllimet për familjet e të vdekurve dhe për qytetarët e komunës së Ranillugut. Ndërsa të lënduarës, bashkëshortes së kryetarit Gradimir Mikiq, Vesna Mikiq, shërim të shpejtë.
Në vendimin e parë të kabinetit qeveritar është shqyrtuar dhe miratuar plotësim ndryshimi i vendimit të Qeverisë Nr.02/145 të datës 15 maj 2017 për alokimin e mjeteve financiare për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Vendimi i mundëson Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që mjetet e mbetura nga zgjedhjet e parakohshme nacionale t’i shfrytëzojë për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në vazhdim është miratuar kërkesa e Presidentit të Republikës së Kosovës për ndarjen e mjeteve për ndihmë familjeve të prekura nga uragani Harvey në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për këtë qëllim janë ndarë 100 000 dollarë.
Qeveria ka miratuar vendimin me të cilin obligon Korporatën Energjetike të Kosovës që të rishikojë Matricën e të drejtave për metodën e llogaritjes së vlerësimit për kompensimin e objekteve të banimit në zonën kadastrale Shipitullë të Komunës së Obiliqit. Matrica duhet ta inkorporojë Planin e Veprimit për Zhvendosje konform dokumentit “Korniza e Politikave për Zhvendosje për zonën Fusha e Mihjes së Re të Republikës së Kosovës’’. Vlerësimet e pasurisë do të kryhen në bazë të praktikës së më hershme të zhvilluar në rastin e vlerësimit të pasurisë së objekteve të ndërtimit në fshatin Hade.
Për zbatimin e këtij Vendimi obligohen Korporata Energjetike e Kosovës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Vendimi nuk krijon kosto shtesë për buxhetin e Republikës së Kosovës.
Në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi me të cilin banorët e zonës së veçantë në pesë (5) vitet e fundit, në fshatrat Hade dhe Shipitullë, kanë përparësi në kushte të barabarta, në procedurat e punësimit, për profesionet dhe vendet e punës që gjenerohen nga mihjet sipërfaqësore dhe prodhimi i energjisë elektrike, në pajtim me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.
Me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria është zotuar se do të mbulojë shpenzimet e ekspertizës së hetuesisë për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Anëtarët e kabinetit qeveritar janë njoftuar me materialin e punës për hartimin e Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021 i cili do të përfundohet deri të hënën.
Kryeministri ka paralajmëruar se pas finalizimit të Programit të Qeverisë dhe rishikimit të Programit Legjislativ, Qeveria do të fokusohet në procesin e rishikimit të buxhetit të vitit 2017, që do të ndodhë deri në fund të javës së ardhshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë