LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sot mbaron afati për aplikim për ndihma në bujqësi

Maqedoni, sot mbaron afati për aplikim për ndihma në bujqësi

Sot mbaron afati për aplikim për ndihma në bujqësi, ku nga 160 milionë euro, bujqit duhet të përpilojnë projekte për zhvillim rural.

Bujqit edhe sot mund të aplikojnë për fonde shtesë në formë elektronike në faqen e Agjensionit për ndihmë financiare për zhvillim rural, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kërkesat bëhen online, pa mos dorëzuar dokumente. Të njejtët nëse nuk kanë mundësi që të aplikojnë mund të ofrohen për ndihmë në direksionet lokale të Ministrisë së Bujqësisë në komunat e tyre.


Më parë bujqit duhet të jenë të regjistruar në veprimtarinë e tyre në regjistrin për bujqësi.

Ruajtësit e gjedheve duhet që të përditësojnë listën e kafshëve që posedojnë. /Telegrafi/