LAJMI I FUNDIT:

Tahiri-Delawie: Sistemi i drejtësisë të funksionojë sipas mandatit kushtetues

Tahiri-Delawie: Sistemi i drejtësisë të funksionojë sipas mandatit kushtetues

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit reciprok drejt përmbushjes së objektivave ligjore dhe institucionale.

Gjatë këtij takimi, ministri Tahiri falënderoi diplomatin amerikan për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e SHBA-së në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimit institucional të kësaj fushe.

Ambasadori Delawie e uroi ministrin Tahiri për detyrën e re dhe njëherësh shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin edhe në të ardhmen në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe në forcimin e integritetit të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.


Delawie dhe Tahiri ndanë bashkërisht konceptet dhe objektivat që duhet të zënë vend, në mënyrë që sistemi i drejtësisë të funksionojë sipas mandatit kushtetues dhe ligjor, e që paraqet një nga objektivat themelore të këtij mandati qeverisës.