Zëvendësministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Anila Statovci Demaj, ka deklaruar se persona të caktuar, në mënyrë të organizuar janë duke tentuar të mashtrojnë qytetarët për të hyrë në Shengen dhe se të gjitha këto nuk janë asgjë tjetër përveçse dezinformata.
Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, zëvendës ambasadorin gjerman, Jan Axel Voss dhe sekretaren e parë nga ambasada austriake, Eva Elisabeth Michlits, ku është folur për raportimet e mediave për rritjen e numrit të qytetarëve për të migruar në mënyrë të parregullt.
“Të dhënat e deritanishme dëshmojnë se nuk ka shtim të numrit të atyre që janë duke shkuar në mënyrë të parregullt drejt Hungarisë. Ka informata se persona të caktuar, në mënyrë të organizuar janë duke tentuar të mashtrojnë qytetarët se ka një rrugë te kundërligjshme për të hyrë në kufijtë e Shengenit, por dua të njoftoj qytetarët e Kosovës se në konsultim edhe me shtetet anëtare të BE-së jemi njoftuar se këto janë dezinformata dhe, edhe zona e gjelbër në kufi ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë është e mbyllur dhe se në rast të ndonjë kalimi eventual, organet e sigurisë hungareze do të marrin masa ligjore për kalim të parregullt të kufirit”, ka thënë Demaj.
Me qëllim që të mos bien në lajthitje nga kontrabanduesit, Demaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e marrin rrugën për t’u larguar nga Kosova, pasi që përveç shpenzimeve materiale, atyre do t’u ndalohet edhe hyrja në Shengen për vite të tëra.
Po të njëjtën gjë e konfirmoi edhe ambasadori Markusz dhe përfaqësuesit tjerë, se njëkohësisht do të ketë ndalim udhëtimi për të gjithë ata qytetarë që gjenden duke kaluar kufijtë e zonës Shengen në mënyrë të parregullt.
Edhe përfaqësuesit e ambasadave të BE-së në Kosovë u bëjnë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos bien pre e politikave qëllimkeqe dhe të mos marrin rrugën e parregullt duke rrezikuar veten dhe familjarët e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë