LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Luar! Këngëtarja flet për projektin e ri muzikor dhe planeve për vazhdimin e karrierës (Foto/Video)

Rikthehet Luar! Këngëtarja flet për projektin e ri muzikor dhe planeve për vazhdimin e karrierës (Foto/Video)

Të gjithë e mbajnë mend këngëtaren e re Luar Arani.

Ajo dikur këndoi në duetin e famshëm “Gjithmonë”, në bashkëpunim me Flori Mumajesi, një baladë e bukur e cila mesa duket mbeti e pavdekshme për shqiptarët, kjo mbasi edhe sot e kësaj dite, ajo këngë vazhdon të dëgjohet dhe të pëlqehet.


Pas një mungese të gjatë në tregun muzikor, vajza e cila tashmë prej shumë vitesh jeton në Berlin të Gjermanisë, tani më ka vendosur t’i rikthehet sërish muzikës.

Ditët e fundit ajo ka marrë rrugën drejt Kosovës, nga ku edhe ka nisur punën për projektin e saj më të ri muzikor, të cilin do ta lansojë së shpejti.

Këngëtarja ka bërë një ndalesë edhe tek Telegrafi, për një intervistë të shkurtër, duke rrëfyer për emocionet e rikthimit pas disa vitesh në tregun muzikor.

“Pas shumë vitesh pauzë, nuk ishte një vendim spontan për tu rikthyer, por i planifikuar. Bashkëpunuesit, familja dhe dashamirësit e mi kanë qenë një shtysë e vazhdueshme për t’u rikthyer. Projektet e mija të reja do të jenë të prodhuara në studion e Cricket Beats, ndërthurur me kompozimet e mija vetjake”, tha Luar për Telegrafin.

Një nga këto projekte, këngëtarja do ta sjellë së shpejti, ndërsa rrëfen për Telegrafin, tematikën e këngës së saj më të re.

“Këngën e re e ka punuar Donat Prelvukaj (Cricket), Vija melodike si dhe teksti janë të realizuara nga vet unë. Megjithatë, kjo këngë ka një komponent të veçantë, i cili do të zbulohet vetëm kur të dali kënga”, tregon më tej ajo.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ditë më parë, përfunduan edhe xhirimet e klipit në Kosovë, për të cilat këngëtarja tregon se kanë shkruar me sukses.

“Xhirimet janë kryer në afërsi të Prishtinës me produksionin Imagine Films. Bashkëpunëtorët me të cilët po punoj tani gjenden në Kosovë dhe ideja e klipit ishte e atillë që duhej të xhirohej aty. Kosova ka shumë territore të bukura kështu që pse jo mos të xhirohet aty”, tha tutje Luar.

Tani pas rikthimit, këngëtarja do të përkushtohet edhe më shumë në punën për projektet e reja, ndërsa në përfundimin e bisedës për Telegrafin, tregoi për disa nga planet e së ardhmes.

“Fillimisht do të ketë këngë ‘single’. Por si në karrierën e çdo artisti bashkëpunimet nuk do të mungojnë”, përfundoi rrëfimin e saj këngëtarja.

Ekipi i Telegrafit ka përcjell nga afër xhirimet e klipit, në të cilin Luar do të vijë mjaft e freskët dhe e bukur. /Telegrafi/

Pamje nga xhirimet e klipit të ri të Luar

Në trend Magazina

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori