Christoph M. Schmidt
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Francë më herët këtë vit kanë krijuar shpresa të reja për projektin e integrimit Evropian, duke krijuar perspektivën e një bashkëpunimi edhe më të thellë franko-gjerman. Megjithatë disa forma bashkëpunimi, para së gjithash atyre që mbartin skema përgjegjësish të përbashkëta, ka gjasa janë gabim. Për sa kohë vendet anëtare kanë vendosur sovranitetin si prioritet përkundrejt politikëbërjes fiskale dhe ekonomike, Franca dhe Gjermania duhet t’i përqendrojnë përpjekjet e tyre në bërjen e vetë Eurozonës më të qëndrueshme.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka filluar të punojë për reforma të cilat nevojiten me urgjencë për të fuqizuar rritjen ekonomike dhe ka rëndësi vendimtare që ai të ketë sukses në këtë përpjekje. Franca po vuan nga papunësia e lartë strukturore dhe rritja e ulët potenciale ndërsa financat e saj publike janë të paqëndrueshme në terma afatmesëm. Përmirësimi i gjendjes do të kërkojë reforma të tregut faktor [i] dhe të tregut të produkteve, bashkë me reduktime të konsiderueshme të deficiteve të sektorit publik.
Nga pikëpamja e Francës, nuk ka kohë më të mirë se tani për të imponuar reformat ekonomike. Megjithëse eurozona po jep shenja për rimëkëmbje ekonomike solide, Banka Qendrore Evropiane po ndjen presion për të pakësuar politikat e veta ultra-ekspansionare. Qeveria e Macron për rrjedhojë nuk ka kohë për të humbur, veçanërisht nëse marrim parasysh se reformat ekonomike mund të kërkojnë kohë për të dhënë rezultate ndërsa zgjedhjet e ardhëshme gjithmonë gjenden afër.
Nën dritën e kësaj dritareje të vogël mundësish, gjëja e fundit që Franca ka nevojë është që të ndërmarrë më shumë skema investimesh të përbashkëta, siç kanë propozuar diçka. Rritja ekonomike kërkon jo thjeshtë investime kapitale, por edhe mjedis ekonomik të tillë ku nxitet dhe shpërblehet inovacioni. Në çdo rast, nuk ka kuptim që Franca të mbështetet te vendet e tjera anëtare për kryerjen e investimeve. Si mundet që Franca të pretendojë se ka rikthyer madhështinë e vet të së shkuarës ndërkohë që kërkon ndihmë nga Gjermania?
Përtej implementimit të reformave ekonomike, Franca mundet sërish të vijojë të punojë me Gjermaninë për të dërguar një mesazh të fuqishëm në mbështetje të integrimit Evropian. Por ndërsa të dyja vendet kërkojnë fusha ku ato mund të bashkëpunojnë, ato duhet të jenë të kujdesshme që të shmangin politika që mund të kërcënojnë stabilitetin afatgjatë të eurozonës.
Për fat të keq, disa propozime të diskutuara aktualisht mund të bëjnë saktësisht këtë gjë. Për shembull, krijimi i një buxheti të përbashkët në nivel eurozone për regjimin e sigurimit kundrejt papunësisë mundet, në këtë fazë, të hedhë farë për konflikte në të ardhmen. Është e pakonceptueshme që politikëbërësit kombëtarë, pasi të ndjekin interesat e vendeve përkatëse, të lejojnë që skema të tilla të transformohen në skema të përhershme asimetrike të rishpërndarjes.
Për të shmangur konflikte në shpërndarje, të cilat mund të helmojnë projektin Evropian, çdo reformë institucionale që propozohet në emrin e bashkëpunimit franko-gjerman duhet t’i nënshtrohet domosdoshmërish një testimi për qëndrueshmërinë afatgjatë. Politikëbërësit Evropianë duhet të sigurohen që do të ketë një harmoni mes pushtetit për të marrë vendime dhe detyrimeve që krijojnë vendimet që merren. Do të qe naive të mendosh që vendet anëtare të mos ia ngecin kostot e veta vendeve të tjera anëtare në rast se i jepet mundësia për ta bërë.
Dhe, përveç kësaj, ka shumë fusha të tjera ku Franca dhe Gjermania mund të fuqizojnë bashkëpunimin e tyre duke parë pozitivizmin e ri mbi integrimin Evropian. Për të përcaktuar se ku duhet të përqendrohen përpjekjet e tyre, udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë duhet të kenë parasysh tri parime të ndërlidhura. E para, çdo përpjekje e përbashkët duhet të respektojë diversitetin. Fuqia qendrore e projektit Evropian është që bashkon vendet anëtare në përpjekje për të siguruar paqe dhe mirëqenie. Por kjo kërkon një rezervuar të pasur idesh, jo thjeshtë një përqasje të vetme të përbashkët.
Parimi i dytë është subsidiariteti [ii], i cili thotë se vendimmarrja duhet të decentralizohet kurdo që kjo është e mundur të bëhet. Kjo siguron që preferencat vendore dhe rajonale të merren parasysh krahas efekteve të politikave të harmonizimit në shkallë të eurozonës dhe ekonomive të shkallës.
Parimi i fundit është harmonia për t’u siguruar që vendimmarrësit të mbahen përgjegjës për pasojat e vendimeve të tyre. Kjo do të thotë se për sa kohë elektoratet Evropiane këmbëngulin në ruajtjen e sovranitetit në politikëbërjen fiskale dhe ekonomike, përgjegjësia e përbashkët do të jetë thjeshtë një ëndërr në diell.
Me këto parime në mendje, Franca dhe Gjermania duhet të ndërmarrin veprime të përbashkëta në një larmi çështjesh, të tilla si ndryshimet klimaterike, kriza e refugjatëve dhe kundërterrorizmi. Koordinimi i përpjekjeve në këto fronte mund të rigjallërojë procesin e integrimit dhe të kontribuojë në stabilitetin dhe mirëqenien afatgjatë të Evropës.
Në politikën ekonomike, Franca dhe Gjermania duhet të kërkojnë mënyra për të fortifikuar eurozonën dhe për të plotësuar tregun e përbashkët. Privilegji që borxhi i qeverisë gëzon nën rregullat aktuale të bankingut duhet të eliminohe dhe një autoritet rregullator i pavarur për bankat, i ndarë nga Banka Qendrore Evropiane, duhet të krijohet brenda eurozonës. Përtej kësaj, është koha për të filluar hartimin e një skeme funksionale për rastet e falimentimeve të borxheve sovrane në eurozonë.
Të gjitha këto iniciativa mundet të zbatohen njëkohësisht me reformat e brendshme në Francë. Por ka një rrezik që ato do të lihen në plan të dytë në krahasim me propozime të tjera, të tilla si skemat e detyrimeve të përbashkëta. Për të shmangur këtë kurth, politikëbërësit duhet të mendojnë për rrënjët e problemit të potencialit të ulët të rritjes ekonomike të Eurozonës, problem që nuk lidhet me mungesën e solidaritetit, por me faktin që disa vende anëtare kanë hequr dorë nga përgjegjësitë e tyre kombëtare. Në vend që të ofrojë një ilaç për këto probleme, përgjegjësia e përbashkët ka gjasa do t’i bëjë ato edhe më të rënda.
Promovuesit e idesë besojnë se përgjegjësi më të mëdha të përbashkëta mund t’i hapin rrigën përgjegjësisë individuale. Por ky është një iluzion. Sapo të vihet në funksionim, një skemë e përgjegjësisë së përbashkët do të reduktojë incentivat për të ndërmarrë reforma strukturore. Dhe mes votuesve Gjermanë, asgjë nuk mund të minojë më shumë projektin Evropian se sa një numër tjetër premtimesh të pambajtura. /Project Syndicate/reporter.al/
[i] Tregu i Faktorëve nënkupton tregun e faktorëve të prodhimit të tillë tregu i punës, tregu i kapitalit dhe tregu i lëndëve të para.
[ii] Parimi i subsidiaritetit thotë se autoriteti duhet të ketë prirjen të delegojë funksione dhe vendimmarrje te agjencitë poshtë vetes sa më shumë të jetë e mundur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?